Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku sot humbën jetën dy persona.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka shprehur shqetësimin për rastin, duke theksuar se familja duhet të jetë vendi më i sigurt për secilin.
“Familja duhet të jetë streha më e sigurt e njeriut, vendi ku mbizotërojnë dashuria, harmonia, kujdesi dhe mbrojtja”, ka shkruar Gërvalla.
Ajo ka kërkuar që rrethanat e ngjarjes të hetohen plotësisht dhe pa vonesa, në mënyrë që të zbardhet e vërteta dhe të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore.
Në fund, ministrja u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të viktimave.













