Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia

03/11/2026 - 20:38
në Lajme
A A
Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pronari i depos së armëve “Tactical” në Gjakovë, Valon Curri, është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se e kishte inskenuar vjedhjen e mbi 100 armëve të shkurtra, me vlerë që kalon 100 mijë euro.

Rasti ishte raportuar më 30 tetor, kur ishte pretenduar se nga depoja në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë ishin zhdukur më shumë se 100 armë. Në raportimin fillestar ishte ngritur edhe dyshimi për mënyrën e hyrjes në objekt, pasi dera nuk kishte shenja të thyerjes me forcë, shkruan Insajderi.

Por, hetimet e Policisë kanë çuar në një dyshim tjetër për këtë rast.

Sipas njoftimit të Policisë, hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, kanë ngritur dyshimin se raportimi i pronarit për vjedhjen ishte inskenim.

Policia dyshon se armët që ndodheshin në këtë poligon të licencuar ishin keqpërdorur dhe shitur te persona të tretë nga vetë pronari.

“Hetimet kanë rezultuar me ngritjen e dyshimit të arsyeshëm se raportimi i pronarit të depos-poligonit ka qenë inskenim i vjedhjes dhe se armët në këtë poligon të licencuar janë keqpërdorur, përkatësisht janë shitur për palët e treta nga vetë pronari i poligonit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në kuadër të hetimeve, më 3 nëntor janë kontrolluar tri lokacione në rajonin e Gjakovës, me qëllim të sigurimit të provave për veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “Deklarimi i rremë”.

Gjatë këtij operacioni është arrestuar Valon Curri, ndërsa Policia ka bërë të ditur se janë sekuestruar dëshmi që do të përdoren në procedurën penale.

Me vendim të prokurorit, Curri është dërguar në mbajtje për 48 orë.

JU REKOMANDOJMË

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: A do të arrijnë demokratët t’i marrin Kongresin Trumpit?

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: A do të arrijnë demokratët t’i marrin Kongresin Trumpit?
03/11/2026 - 21:05

Rënia e popullaritetit të presidentit, shqetësimet ekonomike dhe betejat në shtetet kyçe mund të ndryshojnë balancat politike në Uashington. Demokratët synojnë të rimarrin kontrollin e Kongresit, ndërsa republikanët...

Më shumëDetails

Hykmete Bajrami zbulon se Kurti i ndau veç 1 milion euro për Unazën e Jashtme të Prishtinës për vitin 2027

Hykmete Bajrami zbulon se Kurti i ndau veç 1 milion euro për Unazën e Jashtme të Prishtinës për vitin 2027
03/11/2026 - 20:57

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar ndarjen buxhetore të Qeverisë Kurti për projektin e Unazës së Jashtme të Prishtinës, duke bërë të ditur...

Më shumëDetails

Dimri n’derë: Policia me goma vere, dështon tenderi

Dimri n’derë: Policia me goma vere, dështon tenderi
03/11/2026 - 20:50

Data se kur veturat duhet të pajisen me goma të dimrit dihet, por jo edhe ajo se kur do të furnizohet policia me to. Kjo pasi tenderi i...

Më shumëDetails

Përfitoi grant 75 mijë euro kur ishte ministër, dy vite më pas fiton tender 253 mijë euro në komunën që drejtohet nga po i njëjti

Përfitoi grant 75 mijë euro kur ishte ministër, dy vite më pas fiton tender 253 mijë euro në komunën që drejtohet nga po i njëjti
03/11/2026 - 20:34

Bizismeni që kishte përfituar grant prej 75,449 eurosh në kohën kur Faton Peci drejtonte Ministrinë e Bujqësisë, tash është pjesë e grupit të operatorëve ekonomikë që ka fituar...

Më shumëDetails

Kurti njofton për identifikimin e tre intelektualëve të zhdukur gjatë luftës

Kurti njofton për identifikimin e tre intelektualëve të zhdukur gjatë luftës
03/11/2026 - 20:15

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se janë identifikuar edhe tre persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, pas pranimit të raporteve të reja të ADN-së. Bëhet...

Më shumëDetails

“Më në fund mund t’i japim lamtumirën”, djali i doktor Adem Ademit me mesazh prekës pas identifikimit të babait

“Më në fund mund t’i japim lamtumirën”, djali i doktor Adem Ademit me mesazh prekës pas identifikimit të babait
03/11/2026 - 20:05

Pas 27 vitesh pritjeje, është identifikuar përmes analizave të ADN-së trupi i doktor Adem Ademit, i cili ishte zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Djali i tij, Erblin Ademi,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kur do ta kemi një dasmë nga Leonora Jakupi?

    Leonora Jakupi ndahet nga burri pas 10 vitesh? Këngëtarja reagon ashpër (foto)

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Deklarimi i Demirit në Polici: Dy trupat i gjeta në dhomë, s’jam fajtor

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    374 Shpërndaje
    Shpërndaje 150 Tweet 94
  • Kurti emëron zv.ministren e Shëndetësisë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Beteja për pronën e shtrenjtë ku mbesa i hodhi në gjyq Ethem Çekun me vëllëzër | Dokumenti i kontestuar për falsifikim shkon në Forenzikë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë