Driton Kuka ka alarmuar për gjendjen e sportit kosovar. Trajneri historik i xhudos ka thënë se Kosova ka regres në sport dhe se fajin për këtë situatë e kanë të gjithë akterët e sportit. Kuka ka thënë se Kosova pritet të ketë edhe më pak prezent në lojërat “Los Angelesi 2028”.
“Los Angelesi 2028” po vjen në fakt cikli kualifikues në vlugun e madh te shumica e federatave ndërkombëtare!
Sa ka ec Kosova në sport prej Lojërave të para Olimpike që kemi marr pjesë!?
Mendimi im aspak!
Sa sportistë të ndërtuar në Kosovë do kualifikohen më 2028 ?
3-4 nga xhudo një nga boksi!
Sportistët e njëjtë e edhe më pak se në Paris 2024!
Natyralizimet si quaj sukses të punës as të federatave e aq më pak të KOK-ut e ministrisë!
Prioritet i federatave e KOK-u sukseset në gara e jo organizime garash!
Talentë seriozë me rezultate në grupmosha si atleti Ramadani por edhe shumë talentë tjerë po rrezikohen me humb në nivel Elitar,kjo duhet të jetë temë e njerëzve kompetent në baza ditore!
Kryesorja kur të vjen koha më qenë në #LA2028 sigurt me qindra vetë do vijnë atje!
Sa më shpejt të krijohet një ekip njerëzish me integritet për të ndërtuar një strategji për sportin e vendit tonë”, shkruan Kuka në reagim.













