Një histori e veçantë vjen nga Liga e Kampionëve, ku Erling Haaland dhe Erik Botheim përjetuan një natë të paharrueshme, duke realizuar gola në të njëjtën mbrëmje.
Dy futbollistët norvegjezë njihen që nga fëmijëria, kur luanin së bashku në futboll dhe kaluan krah për krah edhe në grupmoshat e reja të Norvegjisë, shkruan Indeksonline
Madje, ata kishin realizuar së bashku edhe një këngë rap, e cila u bë e njohur gjatë Kampionatit Botëror të vitit 2026.
Tashmë, të dy janë pjesë e kombëtares A të Norvegjisë dhe vazhdojnë të shkruajnë histori në karrierat e tyre profesionale.
Mbrëmë, Haaland realizoi për Manchester Cityn në fitoren 3:2 ndaj RB Leipzigut, ndërsa Botheim gjeti rrugën e rrjetës për Vikingun në triumfin 4:1 ndaj Sabah FC./Indeksonline/














