Mesfushori anësor i ekipit turk Amedspor, Ermal Krasniqi, është liruar përfundimisht nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për shkak të lëndimit, njoftoi Federata në një postim në facebook.
Pas ekzaminimeve mjekësore, stafi mjekësor ka konstatuar se futbollistit i nevojitet më shumë kohë për rikuperim dhe se nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në gatishmëri të plotë për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Irlandës.
Ai rikthehet në klubin e tij, ku do ta vazhdojë procesin e rikuperimit thuhet në njoftim.
Kosova nesër përballet me Izraelin në “Fadil Vokrri” në kuadër të Ligës së Kombeve.















