Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ymer Haradinaj, asamblisti më aktiv i Kuvendit Komunal të Vushtrrisë

15/11/2026 - 13:14
në Lajme
A A
Ymer Haradinaj, asamblisti më aktiv i Kuvendit Komunal të Vushtrrisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Anëtari i Kuvendit Komunal të Vushtrrisë nga Lëvizja Vetëvendosje, Ymer Haradinaj, është renditur i pari në vlerësimin e deritanishëm të aktivitetit të asamblistëve, sipas të dhënave të monitorimit të realizuar në kuadër të projektit DEMOS/Helvetas.

Me 45 pikë të grumbulluara gjatë korrikut dhe shtatorit, ai kryeson listën prej 31 anëtarësh të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë të përfshirë në dokument.

Rezultati i tij është veçanërisht i dallueshëm në shtator, kur ka siguruar 27 pikë, krahasuar me 18 në korrik, duke shënuar rritje prej 50 për qind. Gjatë të njëjtit muaj, asamblistja Fatmire Cecelia, e dyta në renditjen e përgjithshme, ka marrë 11 pikë.

Cecelia ka grumbulluar gjithsej 29 pikë, ndërsa pas saj renditen Drita Dibrani me 23, Nasuf Aliu me 20 dhe Refik Maloku me 16 pikë. Në vendin e gjashtë renditet Gresa Muli me 14 pikë. Të gjashtë asamblistët që kryesojnë renditjen përfaqësojnë Lëvizjen Vetëvendosje.

Monitorimi po zhvillohet nga një konsorcium i përbërë nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), Instituti GAP, ATRC dhe CBM. Ky projekt synon të vlerësojë angazhimin e përfaqësuesve të zgjedhur në kuvendet komunale të Kosovës dhe të nxisë pjesëmarrjen e tyre në proceset vendimmarrëse.

Vlerësimi mbështetet në një metodologji të përcaktuar dhe në dokumentacionin zyrtar të komunave. Organizatat monitoruese kanë bërë të ditur se aktivitetet për të cilat procesverbalet nuk janë miratuar ose publikuar ende do të përfshihen në periudhat pasuese, për të siguruar pasqyrim sa më të plotë të punës së asamblistëve.

Procesi do të vazhdojë deri në mars të vitit 2027, ndërsa në prill është planifikuar ndarja e çmimeve për asamblistin më aktiv, gruan më aktive dhe anëtarin më aktiv në mandatin e parë. Rezultatet do të publikohen në intervale tremujore, duke u dhënë mundësi përfaqësuesve komunalë të ndjekin ecurinë e vlerësimit.

Kjo nismë është pjesë e projektit DEMOS/Helvetas, i financuar nga Bashkimi Evropian, Qeveria e Zvicrës dhe Suedia, i cili mbështet përmirësimin e qeverisjes lokale dhe forcimin e përgjegjshmërisë së institucioneve komunale ndaj qytetarëve.

Për Haradinajn, ky rezultat vjen në një mandat të ri, pas një përvoje të gjatë në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë. Krahas angazhimit politik, ai ka punuar si mësimdhënës për 30 vjet, deri në dhjetor të vitit 2025. Përpara zgjedhjeve lokale të vitit 2025, ai kishte shërbyer për dy mandate si asamblist.

JU REKOMANDOJMË

VIDEO e vr’asjes së rëndë në Suharekë në sy të gruas dhe fëmiut

VIDEO e vr’asjes së rëndë në Suharekë në sy të gruas dhe fëmiut
24/11/2026 - 21:07

Ngjarja e rëndë në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë, ku mbeti i vrarë S.D., ka zgjatur më pak se dy minuta. Pamjet e kamerave të sigurisë...

Më shumëDetails

Presidentja Shiroka Pula: 28 Nëntori bashkon historinë, sakrificën dhe identitetin tonë kombëtar

Presidentja Shiroka Pula: 28 Nëntori bashkon historinë, sakrificën dhe identitetin tonë kombëtar
24/11/2026 - 20:53

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për 28 Nëntorin, tha se kjo ditë bashkon historinë, sakrificën dhe identitetin...

Më shumëDetails

Rashiq i shpeshton pakënaqësitë me VV’në, kësaj radhe kritikon deputetin Arbër Rexhaj

Rashiq i shpeshton pakënaqësitë me VV’në, kësaj radhe kritikon deputetin Arbër Rexhaj
24/11/2026 - 20:31

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka kundërshtuar miratimin në lexim të parë të Projektligjit për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, duke pretenduar se për miratimin e...

Më shumëDetails

Sllovenia ndalon fileto peshku të ngrirë, u importua edhe në Kosovë por AUV ende në “gjumë”, asnjë njoftim për tërheqje nga tregu

Sllovenia ndalon fileto peshku të ngrirë, u importua edhe në Kosovë por AUV ende në “gjumë”, asnjë njoftim për tërheqje nga tregu
24/11/2026 - 20:02

Autoritete sllovene zyrtarisht kanë ndaluar shitjen e fileto peshku pangasius nga Vietnami, pasi gjatë kontrollit tek ky produkt u gjet karbonat natriumi (E500), aditiv që nuk lejohet për...

Më shumëDetails

Skandal i ri në rrjetin e Çaushollit: “CFO Pharm” në Skenderaj punoi gjithë ditën pa farmacist, gjobitet me 3 mijë € (Dokument)

Skandal i ri në rrjetin e Çaushollit: “CFO Pharm” në Skenderaj punoi gjithë ditën pa farmacist, gjobitet me 3 mijë € (Dokument)
24/11/2026 - 19:12

Në vazhdën e publikimeve për shkeljet ligjore te rrjetit farmaceutik të “CFO Pharm” në pronësi të Nadir Çaushollit, sot prezantojmë rastin e shkeljeve ligjore flagrante nga “CFO Pharm,...

Më shumëDetails

Befason Lutfi Haziri: Zbulon diçka të papërmendur deri tani për presidenten Shiroka Pula lidhur me KEDS-in

Befason Lutfi Haziri: Zbulon diçka të papërmendur deri tani për presidenten Shiroka Pula lidhur me KEDS-in
24/11/2026 - 18:57

Deputeti i LDK’së, Lutfi Haziri,  ka zbuluar një detaj interesant për presidenten aktuale Justina Shiroka Pula. Ai ka thënë se Shiroka Pula ishte kundër privatizimit të distribucionit nga...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E pabesueshme: Prokuroria zbulon rolin e vjehrrës në vrasjen e Arlinda Zekajt, ja ku ndodhej kur ndodhi akti i rëndë

    E pabesueshme: Prokuroria zbulon rolin e vjehrrës në vrasjen e Arlinda Zekajt, ja ku ndodhej kur ndodhi akti i rëndë

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Kryetari Xheladini ndan qindra-mijëra euro pa prokurim për shërbime, dyshime se procesi u montua në favor të OJQ-ve të caktuara

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta dy persona ndihmuan Albert Sylajn pasi vrau Arlindën, njëri e largoi nga vendi i ngjarjes kurse tjetri e strehoi

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Bayerni ia mbyll derën yllit të Real Madridit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ndodh edhe kjo: Djali i ish-zëvendëskomandantit braktis policinë, përmend arsyen

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë