Ish presidentja e Kosovës, tashmë deputete e LDK-së, Vjosa Osmani ka reaguar pas interpretimit në Bruksel të një melodie nga një këngë nacionaliste serbe, në të cilën Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë.
Osmani ka shkruar se Kosova po e paguan çmimin e largimit nga aleatët, duke paralajmëruar se pasojat mund të jenë edhe më të rënda.
“Organizatorët e këtij forumi në BE duhet të japin shpjegime dhe të mbajnë përgjegjësi për këtë akt të papranueshëm. Por nuk mund të presim që Brukseli të na i zëvendësojë miqtë që ky pushtet i ka larguar me duart e veta”, është shprehur Osmani.
Postimi i plotë:
Aleatët nuk i largon dot pa pasoja.
Armiqtë nuk presin derisa ti ta kuptosh dëmin.
Dhe këtë çmim nuk po e paguan pushteti, por Kosova.
Sot, përmes këngëve nacionaliste serbe në organizime të BE-së, ku Kosova as nuk ftohet. Nesër, me goditje edhe më të rënda.
Organizatorët e këtij forumi në BE duhet të japin shpjegime dhe të mbajnë përgjegjësi për këtë akt të papranueshëm. Por nuk mund të presim që Brukseli të na i zëvendësojë miqtë që ky pushtet i ka larguar me duart e veta.













