Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Detaje tragjike për vdekjen e 26 vjeçarës në Prizren/ U dërgua dy herë në emergjencë, dyshohej se kishte gëlltitur narkotikë

16/11/2026 - 12:12
në Kryesore, Lajme
A A
Detaje tragjike për vdekjen e 26 vjeçarës në Prizren/ U dërgua dy herë në emergjencë, dyshohej se kishte gëlltitur narkotikë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Prizren, ku një grua e re ka humbur jetën pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë intervistimit nga hetuesit e njësisë për hetimin e trafikimit me narkotikë. Pavarësisht ndërhyrjes së ekipit emergjent dhe dërgimit në spital, ajo ka ndërruar jetë pak minuta më vonë.

Ngjarja ka nisur të dielën, më 15 nëntor, rreth orës 18:00, kur hetuesit e antidrogës ndaluan në pikën kufitare të Vërmicës një veturë BMW X6, në të cilën ndodheshin B.H dhe A.P.

Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën dhe u sekuestruan mbi 100 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, e cila, sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, ishte e kamufluar në veturë.

Pas ndalimit, hetuesit kishin ngritur dyshime se 26-vjeçarja mund të kishte gëlltitur apo fshehur në trup substanca narkotike.

Pikërisht për shkak të këtyre dyshimeve, sipas burimeve të Sinjalit, ajo ishte dërguar për ekzaminime mjekësore në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Burimet bëjnë të ditur se gjatë trajtimit të saj janë kryer edhe kontroll gjinekologjik dhe ekzaminim me ultrazë.Sipas të njëjtave informacione, e reja ishte dërguar dy herë në emergjencë, ndërsa gjatë një episodi të mëvonshëm gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar rëndë.

Në ambientet ku po zhvilloheshin procedurat policore, asaj i është dhënë ndihma e parë dhe më pas është transportuar në emergjencë me shenja jete.

Një tjetër detaj që mëson Sinjali është se gjatë trajtimit të rastit është ngritur edhe dyshimi për një mbidozë të rëndë nga substancat narkotike.

Ky dyshim, sipas burimeve, është përmendur nga një mjek, por ende nuk është konfirmuar si shkak i vdekjes.

Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, 26-vjeçarja ka ndërruar jetë në orët e para të së hënës, më 16 nëntor.

Pas ngjarjes janë angazhuar njësitë hetimore dhe kriminalistika, ndërsa me urdhër të Prokurorisë, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ende nuk është konfirmuar nëse Hyseni kishte gëlltitur substanca narkotike apo çfarë e shkaktoi përkeqësimin fatal të gjendjes së saj.

Përgjigjet për këto çështje pritet të dalin nga ekzaminimet mjekoligjore dhe hetimet për rrethanat e vdekjes.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Personat e arrestuar konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

JU REKOMANDOJMË

Ministrja Rizvanolli tregon arsyet e vendimit për ndalimin e tregtimit të energjisë me kompanitë serbe

Hapen konkurse në gjashtë ndërmarrje publike, Rizvanolli: Aplikoni
16/11/2026 - 11:55

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, si kundërmasë...

Më shumëDetails

Osmani e ashpër për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Ky pushtet i largoi miqtë e Kosovës, nesër mund të ketë goditje edhe më të rënda!

Kurti s’e komenton deklaratën e djeshme të Osmanit për dinarin: Duhet të presim ta përfundojnë takimet në Bruksel
16/11/2026 - 11:32

Ish presidentja e Kosovës, tashmë deputete e LDK-së, Vjosa Osmani ka reaguar pas interpretimit në Bruksel të një melodie nga një këngë nacionaliste serbe, në të cilën Kosova...

Më shumëDetails

Pas vendimit të Kurtit, reagon Janina Ymeri: More patriota, s’keni flokë në kry sa keni thanë nuk ka tregti me kompani serbe!

Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
16/11/2026 - 10:59

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar menjëherë pasi Qeveria Kurti paralajmëroi ndërprerjen e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, si kundërpërgjigje ndaj Serbisë për bllokimin e...

Më shumëDetails

Fadil Fazliut niset për në Hagë: Pres dëshmimin e pafajësisë sime dhe të gjithë çlirimtarëve

Fadil Fazliut niset për në Hagë: Pres dëshmimin e pafajësisë sime dhe të gjithë çlirimtarëve
16/11/2026 - 10:43

Fadil Fazliu ka njoftuar se sot është nisur për në Hagë, pasi nesêr pritet të shpallet verdikti për rastin Thaçi 2, ku njëri ndër të akuzuarit është edhe...

Më shumëDetails

“Po përdoret si perde tymi për reduktimet që na presin”, Ramadani komenton vendimin e Qeverisë për ndalimin e tregtimit të energjisë me Serbi

Ramadani: Policia bëri mirë me planin, sa më shumë që demokratizohet Kosova, çështja e sigurisë për zgjedhje s’do të jetë temë
16/11/2026 - 10:25

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e tregtimit të energjisë me kompanitë serbe. Për këtë vendim, Ramadani ka thënë se...

Më shumëDetails

Kurti paralajmëron ndërprerje të tregtimit te energjisë me kompanitë serbe, kjo është arsyeja

Kurti para vendimit të Speciales: UÇK-ja bëri luftë çlirimtare, shpresojmë që drejtuesit të kthehen të lirë
16/11/2026 - 10:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar tri masa në sektorin e energjisë, të cilat pritet të miratohen në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Njëra nga masat parasheh...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

    Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

    190 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • NATO anulon samitin në Shqipëri, Rutte: Takimet do të mbahen vetëm kur …

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Dje ia uroi ditëlindjen Bashkim Osmanit të “Felix”-ave, sot Astrit Haraqija përfundoi në pranga për rastin e drogës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Nga politika te prangat: Kush është Astrit Haraqija, ish-ministri i arrestuar në aksionin antidrogë?

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Operacioni antidrogë “Heshtja”/ Këta janë pesë personat e arrestuar, në mesin e tyre edhe Astrit Haraqija

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë