Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pacientja me fibrozë cistike letër Arben Vitisë: Ministër, sëmundja nuk pret

16/11/2026 - 23:02
në Lajme
A A
Vitia: Nuk ka asnjë rast me virusin HMPV në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një 25-vjeçare, paciente me fibrozë cistike, i është drejtuar me një letër ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Në fillim të kësaj letre, ajo ka thënë se çdo ditë përballet me një betejë të vështirë për shëndetin dhe jetën e saj.“Unë jetoj me fibrozë cistike. Kjo do të thotë se çdo ditë e jetës sime është e lidhur me terapi, medikamente, inhalime, kontrolle të vazhdueshme mjekësore dhe përpjekje të pandërprera për ta mbajtur sëmundjen nën kontroll. Çdo ditë përballem me sfida që shumë njerëz nuk mund t’i kuptojnë, ndërsa çdo ditë e ardhshme mbart pasigurinë se çfarë do të ndodhë me shëndetin tim.”, thuhet në letrën e saj, të publikuar nga Shoqata për Personat me Fibrozë Cistike në Kosovë.

Sipas saj, sot shkenca ka dhënë një mundësi të re, ekziston një ilaç që mund të ndryshojë rrënjësisht jetën e saj, TRIKAFTA.“Ky nuk është thjesht një medikament. Për mua është shpresë, mundësi për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes, për të përmirësuar funksionin e mushkërive, për të zvogëluar komplikimet dhe për të pasur një jetë më cilësore. Është jashtëzakonisht e dhimbshme ta dish se ekziston një trajtim që mund të të ndihmojë, se pacientët në shumë vende të Evropës tashmë kanë qasje në të, ndërsa unë nuk mund ta marrë vetëm sepse jetoj në Kosovë dhe familja ime nuk ka mundësi ta përballojë koston e saj.”, thuhet në letrën e saj që e ka postuar në Facebook “Cystic Fibrosis Kosova”.

Ajo thotë se nuk dëshiron të jetë e harruar dhe që e ardhmja e saj të varet nga mundësitë financiare të familjes.“Edhe unë kam ëndrra, plane, dëshira dhe njerëz që më presin në shtëpi. Dua të jetoj, të punoj, të realizoj ëndrrat e mia dhe të kem mundësinë ta shijoj jetën pa frikën e vazhdueshme se sëmundja do të më marrë edhe më shumë nga ajo. Ministër, fibroza cistike nuk pret. Sëmundja nuk ndalet derisa ne presim vendime institucionale. Kam parë dhe kam dëgjuar për shumë fëmijë e pacientë që nuk arritën ta fitojnë betejën me këtë sëmundje. Dhimbja e humbjes së tyre është e madhe, por edhe më e dhimbshme është të mendosh se sot ekziston një mundësi për t’i ndihmuar pacientët, ndërsa ata ende nuk e kanë këtë mundësi në vendin e tyre.”, thuhet tutje.

Ajo ka drejtuar lutje për ministrin Vitia.“Ju lutem, mos lejoni që edhe unë të humbas jetën pa pasur mundësinë të marrë trajtimin që shkenca tashmë e ka bërë të mundur. Ju lutem, mundëso TRIKAFTA të qasshme për pacientët me fibrozë cistike në Kosovë. Mos lejoni që vendi ku kam lindur të përcaktojë nëse kam apo jo mundësi për të jetuar më gjatë dhe më mirë. Nuk po kërkoj që shteti të më premtojë një jetë pa sëmundje. Po kërkoj vetëm mundësinë për ta luftuar atë me trajtimin që ekziston. Edhe unë kam të drejtë të jetoj. Edhe jeta ime ka vlerë. Edhe e ardhmja ime meriton një mundësi!”, thuhet në fund.

Ditë më parë, edhe një paciente tjetër kishte adresuar letër të ministri Vitia, me kërkesën urgjente për miratimin dhe sigurimin e terapisë KAFTRIO për pacientët me fibrozë cistike.

JU REKOMANDOJMË

“Muj me hapë kompani në Tiranë e me ble rrymë prej Hamoviqit”, Ymeri: Kurti s’e ka seriozisht ndalimin e tregtimit të energjisë me Serbinë

“Muj me hapë kompani në Tiranë e me ble rrymë prej Hamoviqit”, Ymeri: Kurti s’e ka seriozisht ndalimin e tregtimit të energjisë me Serbinë
16/11/2026 - 21:56

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, është deklaruar për vendimin e Qeverisë për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe. E ftuar në...

Më shumëDetails

Albin Kurti e gjen zëvendësimin për Luan Dalipin, Blerim Sallahu shef i ri kabinetit të tij

Albin Kurti e gjen zëvendësimin për Luan Dalipin, Blerim Sallahu shef i ri kabinetit të tij
16/11/2026 - 21:53

Blerim Sallahu tashmë mban pozitën e shefit të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, sipas të dhënave në dokumente të Zyrës së Kryeministrit, ndonëse për emërimin e tij s’ka...

Më shumëDetails

31 vjeçari shqiptar me 7 identitete bie në prangat e policisë gjermane

31 vjeçari shqiptar me 7 identitete bie në prangat e policisë gjermane
16/11/2026 - 21:14

Policia Federale në Aachen të Gjermanisë ka vënë në pranga një 31-vjeçar shqiptar dhe një 29-vjeçare bullgare, të dyshuar për vjedhje, mirëpo prapavija kriminale e shqiptarit ka befasuar...

Më shumëDetails

Qeveria shpall gjendje emergjente në furnizimin me energji, Ibër-Lepenci detyrohet të prodhojë rrymë nga Ujmani

Qeveria shpall gjendje emergjente në furnizimin me energji, Ibër-Lepenci detyrohet të prodhojë rrymë nga Ujmani
16/11/2026 - 20:38

Qeveria e Kosovës ka shpallur masat emergjente për furnizimin me energji elektrike, të cilat do të jenë në fuqi për 60 ditë, në përpjekje për të garantuar sigurinë...

Më shumëDetails

I pathyeshëm në prag të verdiktit – Deklarata e Thaçit në faqen e tij zyrtare: “Jam krenar që kam qenë ushtar i UÇK-së që nga themelimi i saj”

Kushtetuesja e Speciales hedh poshtë ankesën e Thaçit për shkeljen e të drejtave themelore
16/11/2026 - 20:00

Në prag të shpalljes së aktgjykimit në Hagë për rastin e pengimit të administrimit të drejtësisë, në faqen zyrtare të ish-presidentit Hashim Thaçi në Facebook është rikthyer një...

Më shumëDetails

Ligji për Dhomat e Specializuara, Çitaku: Presim rivotimin këtë javë, ndërkombëtarët të kontribuojnë në ndryshime

Ligji për Dhomat e Specializuara, Çitaku: Presim rivotimin këtë javë, ndërkombëtarët të kontribuojnë në ndryshime
16/11/2026 - 19:40

SpecialenShare Button Gazeta Blic Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, pret që gjatë kësaj jave të thirret seanca e Kuvendit për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • 26-vjeçarja në grupin e të arrestuarve për drogë, është motra e ish-kandidates për deputete

    26-vjeçarja në grupin e të arrestuarve për drogë, është motra e ish-kandidates për deputete

    174 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Ekskluzive: Ky është furnizuesi i dyshuari i grupit të arrestuar të kokainës, ndodhet në arrati (Dokument)

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Bashkëjetuesja e Stanovcit dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të arrestuar për kokainë, ja kur mblidheshin paratë

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Tekstil, financa e gastronomi – Bizneset e të arrestuarve për kokainë në operacionin ‘Heshtja’

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Nga veturat e reja luksoze te shopping-u në Hermes – jeta e 26-vjeçares që dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të kokainës

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë