Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ligji për Dhomat e Specializuara, Çitaku: Presim rivotimin këtë javë, ndërkombëtarët të kontribuojnë në ndryshime

16/11/2026 - 19:40
në Lajme
A A
Ligji për Dhomat e Specializuara, Çitaku: Presim rivotimin këtë javë, ndërkombëtarët të kontribuojnë në ndryshime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

SpecialenShare Button Gazeta Blic Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, pret që gjatë kësaj jave të thirret seanca e Kuvendit për rivotimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë (REL), Çitaku ka thënë se pas miratimit të ligjit do të nisë procesi i amendamentimit të tij, me qëllim të forcimit të bazës juridike, ndërsa ka ftuar edhe partnerët ndërkombëtarë që të kontribuojnë në këtë proces.

“Menjëherë pas votimit, do të nisim procesin e amendamentimit për ta fuqizuar ligjin dhe për të forcuar qëndrueshmërinë e tij juridike. I ftojmë partnerët tanë ndërkombëtarë të kontribuojnë përmes konsultimeve përmbajtësore dhe propozimeve konkrete”, ka deklaruar Çitaku.Javën e kaluar, seanca plenare e Kuvendit u ndërpre në mungesë kuorumi, duke pamundësuar votimin e Ligjit të ndryshuar për Dhomat e Specializuara.

Ligji ishte miratuar më 6 tetor, por më 22 tetor ishte kthyer në Kuvend nga presidentja Justina Shiroka Pula, pas kërkesës së PDK-së, e cila kishte kërkuar rishqyrtimin e tij për të forcuar bazën juridike të ndryshimeve.Çitaku ka thënë se pret që kjo çështje të jetë pika e parë e rendit të ditës në seancën e ardhshme, duke u shprehur se pret konstruktivitet nga të gjitha palët, sikurse në votimin e 6 tetorit.

Ndërkohë, kabineti i kryeparlamentares Albulena Haxhiu nuk ka treguar se kur pritet të vazhdojë seanca.Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara kanë nxitur kundërshtime nga Bashkimi Evropian, i cili ka paralajmëruar se ato bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës. BE-ja ka bërë të ditur se është në konsultime me Qeverinë e Kosovës lidhur me këto ndryshime.

Ndryshimet u miratuan pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi u shpallën fajtorë për krime lufte. Mbrojtja e tyre po përgatitet të apelojë vendimin e shkallës së parë.Ndërkaq, Qeveria ka krijuar një grup punues për hartimin e strategjisë për fazën e apelit.

Çitaku e ka cilësuar periudhën aktuale si sfiduese për Kosovën, duke theksuar nevojën për ruajtjen e kohezionit të brendshëm.“Në prag të vendimit të nesërm për administrimin e drejtësisë, padrejtësitë e këtij procesi e bëjnë më urgjent se kurrë ligjin që synon ta kthejë gjykatën në binarët për çka është e thirrur: atë të drejtësisë”, ka thënë ajo.

Pse ligji u kthye në Kuvend?Më 22 tetor, presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, e ktheu në Kuvend ligjin e ndryshuar, të miratuar më 6 tetor, pas kërkesës së PDK-së. Kjo parti kishte argumentuar se synimi ishte forcimi i bazës juridike dhe sigurimi i zbatueshmërisë së ndryshimeve në praktikë.

Tashmë, PDK-ja kërkon që ligji të miratohet sërish pa ndryshime në përmbajtjen e tij, ndërsa mangësitë eventuale të adresohen përmes një nisme të re legjislative.Për t’u konsideruar i miratuar, ligji duhet të marrë së paku 61 vota të deputetëve. Në të kundërtën, ai konsiderohet i pamiratuar.

Ndryshimet e miratuara më 6 tetor nuk parashohin shfuqizimin e Dhomave të Specializuara, por prekin disa aspekte të rëndësishme të funksionimit dhe juridiksionit të tyre.Ndër ndryshimet kryesore është kufizimi i juridiksionit të gjykatës në veprat që lidhen drejtpërdrejt me pretendimet për trafikim të organeve, sipas raportit të vitit 2011 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Po ashtu, ndryshimet synojnë të kufizojnë periudhën kohore të krimeve që mund të trajtohen nga gjykata, nga 1 korriku 1999 deri më 31 dhjetor 2000, si dhe të kufizojnë juridiksionin territorial vetëm në territorin e Kosovës.Ndryshimet përfshijnë edhe transferimin në Kosovë të rasteve që nuk do të përfshiheshin më në juridiksionin e Dhomave të Specializuara, kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet burgim dhe mundësinë e faljes presidenciale për personat e dënuar.

Dhomat e Specializuara janë themeluar mbi bazën e një ndryshimi kushtetues, një ligji të veçantë dhe zotimeve ndërkombëtare të Kosovës. Në mesin e këtyre zotimeve është edhe konsultimi me Bashkimin Evropian për nismat ligjore që mund të ndikojnë në mandatin e gjykatës dhe në procedurat që burojnë nga hetimet e Task-Forcës Speciale Hetuese.Edhe Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se nuk janë konsultuar për këtë nismë, ndërsa kryetarja e gjykatës, Ekaterina Trendafilova, ka theksuar se institucioni që ajo drejton garanton procese të pavarura dhe të paanshme.

JU REKOMANDOJMË

Zi në Rahovec: Humbin jetën dy të rinj në një aksident në Gjermani

Zi në Rahovec: Humbin jetën dy të rinj në një aksident në Gjermani
16/11/2026 - 19:12

Dy të rinj nga Kosova, gjegjësisht nga komuna e Rahovecit kanë vdekur dje si pasojë e një aksidenti në Gjermani. Sipas mediave lokale, bëhet fjalë për Leart Morinën...

Më shumëDetails

AUV ka tërhequr nga tregu një seri të qumështit VITA 3.2% – analizat në Austri dhe Kosovë konfirmojnë tejkalimin e nivelit të lejuar të aflatoksinës M1

AUV ka tërhequr nga tregu një seri të qumështit VITA 3.2% – analizat në Austri dhe Kosovë konfirmojnë tejkalimin e nivelit të lejuar të aflatoksinës M1
16/11/2026 - 18:21

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se ka tërhequr një seri të qumështit VITA, pasi që analizat laboratorike të kryera në Austri dhe Kosovë kanë konfirmuar...

Më shumëDetails

Trafikimi i kokainës, ish-ministri Astrit Haraqija dhe pesë të arrestuarit e tjerë mbesin 30 ditë në paraburgim

Trafikimi i kokainës, ish-ministri Astrit Haraqija dhe pesë të arrestuarit e tjerë mbesin 30 ditë në paraburgim
16/11/2026 - 18:05

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë duke ua caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ish-ministrit të Kulturës, Astrit Haraqija...

Më shumëDetails

Nga veturat e reja luksoze te shopping-u në Hermes – jeta e 26-vjeçares që dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të kokainës

Nga veturat e reja luksoze te shopping-u në Hermes – jeta e 26-vjeçares që dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të kokainës
16/11/2026 - 18:02

Në fotografitë dhe videot e publikuara në profilin e saj në Instagram, Xhemajli shihet duke pozuar me çanta të markave të shtrenjta, përfshirë Hermes dhe Dolce & Gabbana....

Më shumëDetails

Ekskluzive: Ky është furnizuesi i dyshuari i grupit të arrestuar të kokainës, ndodhet në arrati (Dokument)

Ekskluzive: Ky është furnizuesi i dyshuari i grupit të arrestuar të kokainës, ndodhet në arrati (Dokument)
16/11/2026 - 17:33

Operacioni i gjerë antidrogë i koduar “Heshtja”, i zhvilluar më 14 nëntor në rajonin e Prishtinës, ka vënë në pranga gjashtë persona të dyshuar për përfshirje në një...

Më shumëDetails

Hoti: Krahasuar me qeverisjen e LDK-së, kjo Qeveri shënoi rritje më të ulët ekonomike dhe bllokoi qindra miliona euro investime

Hoti për takimin Kurti-Abdixhiku: Te shohim çka u bisedua dje
16/11/2026 - 17:07

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar politikat ekonomike të Qeverisë së Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se gjatë viteve 2022–2026 Kosova ka pasur rritje...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • 26-vjeçarja në grupin e të arrestuarve për drogë, është motra e ish-kandidates për deputete

    26-vjeçarja në grupin e të arrestuarve për drogë, është motra e ish-kandidates për deputete

    169 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 42
  • Ekskluzive: Ky është furnizuesi i dyshuari i grupit të arrestuar të kokainës, ndodhet në arrati (Dokument)

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Bashkëjetuesja e Stanovcit dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të arrestuar për kokainë, ja kur mblidheshin paratë

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

    196 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • NATO anulon samitin në Shqipëri, Rutte: Takimet do të mbahen vetëm kur …

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë