Të enjten, më 19 nëntor, pritet të votohet Ligji për Gjykatën Speciale, në vazhdimin e seancës së Kuvendit që u ndërpre të premten e kaluar për mungesë kuorumi. Sipas Gazetës Express, Kuvendi pritet ta rrëzojë dekretin e Presidentes, me të cilin ligji ishte kthyer për rishqyrtim, në mënyrë që ai të hyjë në fuqi dhe më pas të amendamentohet.
Seanca plenare do të nisë në orën 11:00, ndërsa në rend dite janë gjithsej 11 pika, përfshirë shqyrtimin e projektligjit për ndarjet buxhetore dhe disa projektligjeve të tjera.
Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale u miratuan më 6 tetor, pas disa javësh protestash në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës, të nxitura nga dënimi i shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.














