Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

I dyshuari për vrasjen në Suharekë ishte dënuar me 19 vjet burg në Zvicër për vrasjen e bashkëshortes, duke u thirrur në “Kanun”

18/11/2026 - 14:28
në Kryesore, Lajme
A A
I dyshuari për vrasjen në Suharekë ishte dënuar me 19 vjet burg në Zvicër për vrasjen e bashkëshortes, duke u thirrur në “Kanun”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në parkingun e qendrës tregtare “Ben Center” në Suharekë, ku një person është vrarë me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje të dyshuar për vendparkim. I dyshuari, i cili fillimisht ishte larguar nga vendi i ngjarjes, është arrestuar më vonë nga Policia e Kosovës.

Veriu.info ka mësuar nga burimet e veta se i arrestuari është Rrahman Hoti, rreth 60-vjeçar, në vitin 2013 ishte i dënuar në Zvicër me 19 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortes së tij. Ngjarja kishte ndodhur në nëntor të vitit 2011, në qytetin e St. Gallenit, ndërsa rasti kishte marrë vëmendje të madhe në mediat zvicerane për shkak të mënyrës brutale të vrasjes, raporton Veriu.info.

Vrasja në parkingun e qendrës tregtare në Suharekë

Ngjarja e rëndë që ka ndodhur sot rreth mesditës, në parkingun e qendrës tregtare “Ben Center” në Suharekë, kishte për pasojë vrasjen e një personi nga fshati Vërshec, i cili dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga Rrahman Hoti.

Viktima fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor me shenja jete, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Sipas informatave të para, dyshohet se ngjarjes i ka paraprirë një mosmarrëveshje për vendparkim. Pas të shtënave, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Rrethanat dhe motivi i saktë i vrasjes së sotme mbeten objekt i hetimeve.

Si e vrau bashkëshorten në Zvicër?

Më 8 nëntor 2011, në qytetin e St. Gallenit në Zvicër, Rrahman Hoti, atëkohë 44-vjeçar, kishte vrarë bashkëshorten e tij 40-vjeçare, duke i zënë pritë pranë vendit ku ajo punonte.

Sipas raportimeve të mediave zvicerane, Hoti fillimisht e kishte goditur gruan nga prapa me veturë, ndërsa ajo po ecte në këmbë. Më pas, nga bagazhi i veturës kishte nxjerrë një shufër hekuri, me të cilën e kishte goditur disa herë në kokë.

Gruaja kishte vdekur në vendin e ngjarjes. Pas vrasjes, ai kishte kërcënuar me shufrën e hekurit edhe një punëtor rrugor, i cili kishte tentuar t’i ofronte ndihmë viktimës, dhe ishte larguar me veturë, raporton Veriu.info

Hakmarrja pas ndarjes nga bashkëshortja

Sipas raportimeve të mediave zvicerane, çifti kishte jetuar i ndarë, ndërsa pas 15 vjetësh martesë, gruaja ishte ndarë përfundimisht nga Hoti gjatë verës së vitit 2011. Ajo kishte krijuar një lidhje të re, gjë që, sipas konstatimeve të gjykatës, kishte nxitur zemërimin dhe dëshirën e tij për hakmarrje.

Gjatë procesit gjyqësor, Hoti ishte përpjekur ta arsyetonte veprimin e tij edhe me Kanunin, duke pretenduar se ishte fyer në nderin e tij.

Gazeta zvicerane “Blick” kishte raportuar se gjatë gjykimit ai kishte deklaruar: “Sikur të mos ishte përzier me turkun, do të ishte ende gjallë”.

Ndërkohë, prokurori e kishte cilësuar rastin si “vrasje të paralajmëruar”. Policia e St. Gallenit kishte konfirmuar se gjatë muajve qershor dhe shtator të vitit 2011 kishte ndërhyrë dy herë për shkak të rasteve të dhunës në familje në adresën e mëparshme të viktimës.

U dënua me 19 vjet burgim, nuk dihet kur u lirua

Më 2 maj 2013, Gjykata e Qarkut në St. Gallen e kishte dënuar Hotin me 19 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortes. Gjithashtu, dy fëmijët e çiftit ishin kompensuar me nga 35 mijë franga zvicerane.

Dënimi ishte konfirmuar në mars të vitit 2014 nga Gjykata e Kantonit, ndërsa më pas ishte lënë në fuqi edhe nga Gjykata Federale e Zvicrës, raporton Veriu.info.

Duke marrë parasysh dënimin prej 19 vjetësh, përfundimi i tij i plotë do të ishte në vitin 2030. Megjithatë, ligji zviceran parasheh mundësinë e lirimit me kusht pasi i dënuari të ketë vuajtur dy të tretat e dënimit, nëse plotësohen kushtet ligjore.

Deri më tani nuk dihet se kur dhe në çfarë rrethanash Hoti është liruar nga burgu në Zvicër, nëse lirimi ka ndodhur me kusht apo nëse është dëbuar drejt Kosovës.

Veriu.info do të vazhdojë të përcjellë rastin dhe të sjellë informacione të reja lidhur me të kaluarën e të dyshuarit dhe hetimet për vrasjen e sotme.

Vdes i plagosuri pas plagëve të marra me armë zjarri në Suharekë, dorasi i dyshuar në arrati

Ky është i arrestuari që dyshohet se kreu vrasjen në qendrën tregtare “Ben Center” në Suharekë

Tags: Rrahman Hoti

JU REKOMANDOJMË

Ky është i arrestuari që dyshohet se kreu vrasjen në qendrën tregtare “Ben Center” në Suharekë

Ky është i arrestuari që dyshohet se kreu vrasjen në qendrën tregtare “Ben Center” në Suharekë
18/11/2026 - 13:43

Policia e Kosovës ka arritur ta arrestoj të dyshuarin për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në Suharekë, ku mbeti i vrarë një person si pasojë e të shtënave...

Më shumëDetails

Vdes i plagosuri pas plagëve të marra me armë zjarri në Suharekë, dorasi i dyshuar në arrati

Vdes i plagosuri pas plagëve të marra me armë zjarri në Suharekë, dorasi i dyshuar në arrati
18/11/2026 - 13:22

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Suharekë, ku si pasojë e një konflikti për parking ka pasur gjuajtje me armë zjarri. Burime të Veriu.info bëjnë të...

Më shumëDetails

Gucati zbulon detaje: Bashkëshortja e Jakup Krasniqit në gjendje të rëndë shëndetësore

Gucati zbulon detaje: Bashkëshortja e Jakup Krasniqit në gjendje të rëndë shëndetësore
18/11/2026 - 13:03

Hysni Gucati nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dhënë detaje rreth vizitës humanitare të ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, i cili është lejuar nga Gjykata...

Më shumëDetails

Specialja me veprim skandaloz: Jakup Krasniqit i ndalohet ta takojë vëllain, i cili shpërthen në lot

Specialja me veprim skandaloz: Jakup Krasniqit i ndalohet ta takojë vëllain, i cili shpërthen në lot
18/11/2026 - 12:20

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, është kthyer nga Haga për arsye humanitare. Sipas raportimeve, arsyeja e kthimit të tij lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes....

Më shumëDetails

Jakup Krasniqi vjen në Kosovë për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes

Jakup Krasniqi vjen në Kosovë për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes
18/11/2026 - 11:43

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur nga Haga për në Kosovë. Ai vjen pasi i është rënduar gjendja shëndetësore bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi, raporton...

Më shumëDetails

Kosovari që vrau gruan e tij në Austri dënohet me burgim të përjetshëm

Kosovari që vrau gruan e tij në Austri dënohet me burgim të përjetshëm
18/11/2026 - 11:27

Gjykata Rajonale e Wiener Neustadt-it në Austrinë e Poshtme dënoi të martën me burgim të përjetshëm një burrë 47-vjeçar për vrasjen e gruas së tij. Gjykata urdhëroi edhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Familjarët vetëm për dasma? Arjeta Fejza rehaton kunatën në ATK!

    Familjarët vetëm për dasma? Arjeta Fejza rehaton kunatën në ATK!

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Ky është i arrestuari që dyshohet se kreu vrasjen në qendrën tregtare “Ben Center” në Suharekë

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Triovetura” gjobitet me 3 mijë € pasi shiti veturën pa kutinë e ndihmës së parë e kompresorin

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Paralajmërimi i fundit: Erëra të forta këtë ditë e presin Kosovën

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ky është polici i arrestuar për bixhoz online, dyshohet se ka shitur edhe armë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë