Besoj se të gjithve ju kujtohet fjalia e famshme në fushatë e Albin Kurtit se familjarët janë për dasma e ahengje e jo për ministria e instoticioneve. Por duket pas ardhjes në pushtet kjo fjali nuk vlen për Lëvizjen Vetëvendosje deputetët e ministrat e së cilës po vazhdojnë rehatimin e familjarëve nëpër insitucione publike.
Njëri nga këta shembuj është deputetja Arjeta Fejza, familjarët e së cilës po punësohen në institucione.
Por deputetja Fejza duket se nuk e ka harruar djalin e axhës, Imer Fejza i cili është punësuar para pak muajsh në ministri të Mbrojtjes për pozitën e zyrtarit për Programe në Ministri të Mbrojtjes. Fejza ka marrë 91 pikë gjithsej.

Imer Fejza mund të cilësohet si “supermeni” i pushtetit pasi paraprakisht ka pasur pozicione të ndryshme shtetërore në qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje.
Më herët Fejza ka qenë këshilltar i Hysen Durmishit në ministrinë e Infrastrukturës.
E pas kësaj Imer Fejza ka qenë edhe drejtor në komunën e Mitrovicës së Veriut gjatë qeverisjes së Erden Atiqit nga Vetëvendosje, por Fejza ishte shkarkuar në vitin 2024.
Imer Fejza ka qenë edhe kandidat për asamblist në Kuvendin Komunal të Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, në zgjedhjet lokale të 2021-së.

Ndërsa, vëllai i Arjetës, Rejhani, në prill të 2025-së, ishte punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ai ishte përzgjedhur për pozitën e zyrtarit për regjistrim civil.















