Në vazhdën e publikimeve për shkeljet ligjore te rrjetit farmaceutik të “CFO Pharm” në pronësi të Nadir Çaushollit, sot prezantojmë rastin e shkeljeve ligjore flagrante nga “CFO Pharm, Njësia 28” në Skenderaj, ku Inspektorati Framcaeutik gjeti shkelje ligjore.
Në dokumentet e siguruara nga Gazeta Online Veriu.info shihet se “CFO Pharm, Njësia 28” në Skenderaj ditën e inspektimit, më 17 qershor 2026, punonte pa farmacisten përgjegjëse, Arizona Malaj.
Sipas raportit të Inspektimit dy teknike pohuan se nuk kishin farmacist zëvendësues të autorizuar dhe se shërbimin e kishin ofruar vetë sepse farmacistja përgjegjëse nuk ishte paraqitur fare në punë atë ditë, për arsye personale. Pra, nuk bëhet fjalë për mungesë të shkurtër, por për një ditë të tërë pune pa farmacist.


Në këtë formë “CFO Pharm, Njësia 28” në pronësi të Nadir Çaushollit kishtë shkelur Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Ligjin për Shëndetësi, dhe Udhëzimin Administrativ 11/2025, duke shitur barna pa praninë e farmacistes përgjegjëse.
Bazuar në këtë raport të inspektimit, Inspektorati Farmaceutik ka nxjerrë dy vendime për gjoba, njërën ndaj “CFO Pharm, Njësia 28” në pronësi të Nadir Çaushollit, në vlerë 2 mijë euro, dhe tjetrën për farmacisten përgjegjësi, Arizona Malaj, në vlerë prej 1 mijë euro.
Në arsyetimin e vendimit për gjobë ndaj “CFO Pharm, Njësia 28” thuhet se shërbimi Farmaceutik nuk po ofrohej nga farmacistja përgjegjëse Arizona Malaj apo nga ndonjë farmacist tjetër zëvendësues.


Tekniket e farmacisë gjatë inspektimit kanë phohuar se nuk kanë të autorizuar farmacist tjetër zëvendësues dhe arsyeja se përse kanë ofruar ato shërbim farmaceutik në ditën e inspektimit është sepse farmacistja përgjegiëse znj. Arizona Malaj nuk është paraqitur në punë fare për arsye personale të saj.
CFO Pharm është rrjet i barnatoreve që ka shtrirje pothuajse në të gjithë Kosovën, dhe është në pronësi të Nadir Çaushollit nga Shqipëria, i cili atje ka qenë i dënuar në vitin 2025 me 1 vit burgim për “Manipulim Tregu”, pasi u gjet fajtor për shitjen e një medikamenti me një çmim shumë herë më të lartë se sa tregu.
Por Gjykata e Apelit kishte vendosur pezullimin e dënimit me burg, duke e detyruar Nadir Çaushollin të kryejë 80 orë punë publike, si edhe i hoqi të drejtën e administratorit të shoqërisë së tij private për 3 vite.
CFO Green në Rahovec pa farmacist – Pronari Nadir Çausholli gjobitet me 2 mijë euro














