Kompania “Mercom Auto” më 20 nëntor ka marrë kontratë nga zyra e kryeministrit për dhënien me qira të 10 veturave në vlerë totale prej 57 mijë e 600 euro në vit.
Sipas kësaj kontrate, 10 vetura me qira, Zyrës së Kryeministrit do t’i kushtojnë 4 mijë e 800 euro në muaj, apo mbi 57 mijë euro në vit.

Kjo kompani më parë ishte vizituar nga kryeministri Albin Kurti, si përfitues i granteve “për inovacion” nga Ministria e Industrisë.













