Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

AUV ndalon prodhimin dhe tërheq nga tregu “Pleskavicë Buquku 0.5 kg”, rezultatet laboratorikr zbuluan praninë e bakterit E.coli

28/11/2026 - 10:58
në Pa kategori
A A
AUV ndalon prodhimin dhe tërheq nga tregu “Pleskavicë Buquku 0.5 kg”, rezultatet laboratorikr zbuluan praninë e bakterit E.coli
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka njoftuar se në kuadër të kontrolleve zyrtare dhe në zbatim të Ligjit Nr. 08/L-120 për Ushqim, ka konstatuar mosplotësim të kritereve mikrobiologjike në produktin “Pleskavicë Buquku 0.5 kg”, të prodhuar nga Buquku SH.P.K. në Pejë, me numër aprovues RKS-144, datë prodhimi 12.11.2026.

“Sipas raportit laboratorik Nr. 5640/2026, mostrat e analizuara janë konstatuar nivele të bakterit Escherichia coli (E. coli) mbi pragun referues të përcaktuar për higjienën e procesit të prodhimit. Rezultatet janë vlerësuar si të pakënaqshme, në raport me kriteret e përcaktuara në legjislacionin për kriteret mikrobiologjike në produktet ushqimore”, thuhet në njoftim.

Sipas AUV, Inspektorët kanë urdhëruar ndalimin e përkohshëm të prodhimit të produktit në fjalë dhe tërheqjen e sasive të mbetura në treg.

“Njëkohësisht, operatori është obliguar të identifikojë burimin e kontaminimit, të dokumentojë gjurmueshmërinë e produktit dhe të ndërmarrë masa korrigjuese në lidhje me higjienën e prodhimit, kontrollin e lëndës së parë dhe funksionimin e sistemit të vetëkontrollit HACCP. Prodhimi i këtij produkti nuk do të lejohet të rifillojë deri në eliminimin e mangësive të konstatuara, konfirmimin laboratorik të përmbushjes së kritereve mikrobiologjike dhe riverifikimin e kushteve të prodhimit nga AUV”, theksohet në njoftimin e AUV.

Tutje, bëhet e ditur se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka kërkuar mbikëqyrje të shtuar ndaj operatorëve me jokonformitete të përsëritura, rivlerësimin e profilit të tyre të rrezikut dhe verifikimin e efektivitetit të masave të ndërmarra gjatë kontrolleve të mëparshme.

“Përgjegjësia për respektimin e standardeve të sigurisë ushqimore bie mbi operatorët që prodhojnë dhe vendosin produkte ushqimore në treg. AUV ka detyrimin ligjor të mbikëqyrë respektimin e këtyre standardeve dhe të ndërmarrë masat përkatëse në mbrojtje të shëndetit dhe interesit të konsumatorëve”, përfundon njoftimi i AUV.

Ndryshe, kompania “Buquku” Sh.P.K. është e regjistruar në Pejë dhe është në pronësi të biznesmenit Jeton Buquku.

Deklarohej vetëm me mish lope, por në suxhukun e BUQUKU-t zbulohet ADN e pulës – AUV tërheq nga tregu 178 kilogramë

I plagosuri në Pejë është Jeton Buquku, pronari i fabrikës së mishit “Buquku Sh.P.K.” – Viteve të fundit ishte akuzuar për rrahje e kanosje

Meli, Buquku, Luka e të tjera: Ja emrat e disa kompanive që iu është pezulluar leja e importit të kafshëve për shkak dokumenteve të falsifikuara dhe evazionit fiskal

 

JU REKOMANDOJMË

Kapet 19-vjeçari që dyshohet se vodhi një “Golf 2” në Shtime

Kapet 19-vjeçari që dyshohet se vodhi një “Golf 2” në Shtime
25/11/2026 - 23:05

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe shoqëruar në polici një 19-vjeçar, i dyshuar për vjedhjen e një veture të tipit “Golf 2” në Shtime. Rasti ishte raportuar më...

Më shumëDetails

Gashi për gruan e Jakup Krasniqit, Sevdijen: Grua e fortë, lavdi heroinave të heshtura që mbajtën familjen

Gashi për gruan e Jakup Krasniqit, Sevdijen: Grua e fortë, lavdi heroinave të heshtura që mbajtën familjen
21/11/2026 - 22:09

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me vizitën e Jakup Krasniqit, ka thënë se gruaja tij, Sevdije Krasniqi, përfaqëson dhjetëra mijëra gra shqiptare që...

Më shumëDetails

Matematikë e “lodht”apo mashtrim nga Meridian Express: Zbritja prej 42% nga 2.49 € i del 1.99€, realisht do të duhej të ishte 1.44€

Matematikë e “lodht”apo mashtrim nga Meridian Express: Zbritja prej 42% nga 2.49 € i del 1.99€, realisht do të duhej të ishte 1.44€
21/11/2026 - 20:51

Mashtrimi i konsumatorëve me çmime të produkteve nëpër marketet tona po vazhdon të jetë praktikë e keqe. Një rast i fundit ka ndodhur në Meridian Express ku është...

Më shumëDetails

Kredia shndërrohet në sherr mes bashkëshortëve – Burri rrah gruan, qytetarët filmojnë ngjarjen

Kredia shndërrohet në sherr mes bashkëshortëve – Burri rrah gruan, qytetarët filmojnë ngjarjen
20/11/2026 - 22:05

Një mosmarrëveshje mes bashkëshortëve për çështje financiare dhe nënshkrimin e një kredie dyshohet se ka përfunduar me dhunë fizike në rrugën “Adem Jashari” në Pejë. Ngjarja ka ndodhur...

Më shumëDetails

Ky është i arrestuari që dyshohet se kreu vrasjen në qendrën tregtare “Ben Center” në Suharekë

Ky është i arrestuari që dyshohet se kreu vrasjen në qendrën tregtare “Ben Center” në Suharekë
18/11/2026 - 13:43

Policia e Kosovës ka arritur ta arrestoj të dyshuarin për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në Suharekë, ku mbeti i vrarë një person si pasojë e të shtënave...

Më shumëDetails

IKSHPK paralajmëron qytetarët: Mos e konsumoni këtë seri të qumështit Vita, rrezik për mëlçinë

IKSHPK paralajmëron qytetarët: Mos e konsumoni këtë seri të qumështit Vita, rrezik për mëlçinë
17/11/2026 - 18:57

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve të mos e konsumojnë serinë e qumështit VITA UHT 3.2 yndyeë për shkak të pranisë së...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • I shkolluar ushtarakisht në ShBA dhe Britani: Kush është Enver Cikaqi, gjenerali që pritet të marrë drejtimin e Ushtrisë së Kosovës?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Parashikimi i motit për sot

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • 16 kushtet që Specialja ia vendosi Jakup Krasniqit për ta vizituar gruan e sëmurë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Gjuriqi ndryshon strategji: Tash synon t’ua fitojë zemrat shteteve që njohën Kosovën

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë