Ka ndërruar jetë trajneri i KH Vushtrria, Andon Boshkovski.
Njoftimin e ka bërë të ditur Klubi i Hendbollit “Vushtrria” përmes llogarisë në rrjetin social facebook.
Nën udhëheqjen e Boshkovski djelmoshat nga Vushtrria arritën të shpallen kampion të Ligës së Parë dhe siguruan inkuadrimin në superligë.
Postimi i plotë:
Njoftim mortor!
Ju njoftojmë se dje me datë 23 shtator, ka ndërruar jetë trajnieri ynë Andon Boshkovski.
Trajnjeri filloj punën me 17 shkurt, dhe prej asaj periudhe ne u shpallëm kampion të ligës së parë si dhe bashkë krijuam një ekip kompetitiv për vendet e para në Superligë.
Trajnieri do të mbahet në mend përjetë në historinë e klubit, stafit si dhe lojtarëve të klubit tonë!











