Klubi i Futsallit “Vushtrria” ka shkëkqyer sërish në ndeshjen që ka zhvilluar sonte në Palestrën Sportive “Jeton Tërstena”.
Pas Rahovecit Klubi i Futsallit “Vushtrria” ka mposhtur edhe Suharekën me rezultat 6-3.
Golashënuesit vushtrrias ishin Isak Halili, që për Vushtrrinë shënoi 3 gola, Altin Maqastena dy gola dhe Burim Hoxhaxhiku një gol.
“Kjo fitore i dedikohet lojtarit tone Kamer Zymeri i cili dite me pare pesoi nje lendim serioz dhe nuk do ta kemi per ndeshjet e ardhshme” shkruan FC Vushtrria Futsal.











