Xhudisti Rios Kuka është shpallur nënkampion ballkanik për U-21 në kategorinë 90 kilogramë që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.
Kjo është medalja e parë e Riosit në një garë të nivelit zyrtar, transmeton Klankosova.tv.
Ai shënoi fitore kundër malazezit dhe bullgarit e në finale humbi nga garuesi rumun.










