Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sot shorti i eliminatoreve për Evropian, gjithçka që duhet të dini

09/10/2022 - 09:58
në Sport
A A
Sot shorti i eliminatoreve për Evropian, gjithçka që duhet të dini
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova dhe Shqipëria do të njohin këtë diel kundërshtarët që do të kenë përballë në eliminatoret e Kampionatit Evropian 2024, me shortin që do të hidhet në Frankfurt të Gjermanisë dhe do të nisë në ora 12:00.

Në këto eliminatore do të marrin pjesë 53 skuadra, ndërsa Gjermania si organizatore e UEFA EURO 2024, kualifikohet automatikisht, dhe për këtë arsye nuk merr pjesë ne short. Bazuar në vendimet e mëparshme të UEFA-s, Rusia është e përjashtuar nga shorti dhe nga këto eliminatore.

53 skuadrat që marrin pjesë në shortin e kualifikueseve më 9 tetor 2022, janë klasifikuar nëpër 6 vazo në bazë të renditjes së përgjithshme të UEFA Nations League 2022/23, dhe do të ndahen në dhjetë grupe kualifikuese, shtatë nga të cilat me pesë skuadra (nga Grupi A deri në Grupin G) dhe tre grupe me nga gjashtë skuadra (nga Grupi H deri në Grupin J.

Ndeshjet e fazës kualifikuese do të nisin në muajin mars dhe do të përfundojnë në nëntor 2023. Në përfundim të kualifikueseve, dhjetë skuadrat e renditura të parat në grupe së bashku me 10 vendet e dyta kualifikohen automatikisht për në fazën finale.

Tre skuadrat e tjera pjesëmarrëse do të dalin nga faza play-off që do të zhvillohet në mars 2024.

Faza finale e Europianit, ku do të marrin pjesë 24 skuadra, do të zhvillohet nga 14 qershor deri më 14 korrik 2024 në Gjermani.

Katër finalistët e UEFA Nations League e më konkretisht Holanda, Kroacia, Spanja dhe Italia, do të luajnë ndeshjet finale të këtij kompeticioni në qershor 2023. Si pasojë, këto skuadra kanë vetëm tetë ditë ndeshjesh në dispozicion për fazën e grupeve të eliminatoreve dhe duhet të pozicionohen në grupe me pesë skuadra në këtë short.

Bazuar në vendimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s këto skuadra nuk mund të shortohen në të njëjtin grup: Armeni/Azerbajxhan, Bjellorusi/Ukrainë, Gjibraltar/Spanjë, Kosovë/Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë/Serbi.

Disa shtete paraqesin kushte të vështira atmosferike gjatë dimrit për të luajtur futboll dhe për të minimizuar rrezikun e ndikimit të motit në ndeshje është vendosur që maksimumi dy shtete të tilla të jenë në të njëjtin grup. Vendet që paraqesin vështirësi gjatë dimrit janë Bjellorusia, Estonia, Ishujt Faroe, Finlanda, Islanda, Letonia, Lituania dhe Norvegjia.

Gjithashtu do të shmanget edhe përballja në grupe e disa vendeve që përfaqësojnë një distancë shumë të largët udhëtimi nga njëra-tjetra dhe një maksimum prej një çifti të tillë mund të vendosen në të njëjtin grup.

JU REKOMANDOJMË

Norvegjia triumfon ndaj Bregut të Fildishtë

Norvegjia triumfon ndaj Bregut të Fildishtë
30/06/2026 - 21:27

Norvegjia triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë, duke siguruar fitoren e parë në histori në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës, në përpjekjen e...

Më shumëDetails

Real Madridi gjen zgjidhje pas bllokimit nga FIFA

Mourinho “shpërthen” pas barazimit: Titulli i humbur, ka lojtarë që s’do t’i fus në lojë më…!
30/06/2026 - 14:50

Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht një marrëveshje të re me Nico Paz, pasi rregullat e FIFA-s penguan planin e klubit spanjoll për ta rikthyer dhe shitur menjëherë mesfushorin...

Më shumëDetails

FIFA befason, zgjedh lojtarin më të mirë të Botërorit

Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami
30/06/2026 - 14:25

FIFA ka publikuar renditjen e lojtarëve më të mirë pas fazës së grupeve të Kupës së Botës 2026, ndërsa emra si Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Harry Kane...

Më shumëDetails

Maroku kalon në raundin e 16-të të Kupës së Botës, eliminon Holandën me penallti

Maroku kalon në raundin e 16-të të Kupës së Botës, eliminon Holandën me penallti
30/06/2026 - 10:23

Kombëtarja marokene siguroi një vend në raundin e 16-të të Kupës së Botës 2026 pasi mposhti Holandën në gjuajtjet e penalltive (3-2), pas një barazimi 1-1 si në...

Më shumëDetails

“Autogoli” më i çuditshëm u shënua mbrëmë gjatë penalltive

“Autogoli” më i çuditshëm u shënua mbrëmë gjatë penalltive
30/06/2026 - 10:22

Kombëtarja e Holandës është eliminuar nga Kupa e Botës, pasi u mposht në penallti ndaj Marokut (3:2). Një “autogol” i çuditshëm u shënua mbrëmë nga portieri holandez, Bart...

Më shumëDetails

GOOOOL! Japonia shënon ndaj Brazilit në Kupën e Botës

GOOOOL! Japonia shënon ndaj Brazilit në Kupën e Botës
29/06/2026 - 19:41

Kombëtarja e Japonisë ka kaluar në epërsi ndaj Brazilit. Golin e parë në këtë duel e ka shënuar Sano, shkruan GazetaBlic Sport. id="beacon_a97f781aaa">

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vjen reagimi i Oltës pasi doli nga “BBVA”

    Olta Gixhari shfaqet e zhveshur në jaht

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Përdorimi i dronit, njësia policore me qen” – detaje se si u arrestua vr@sësi i imamit në Dragash

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Më prit se tani do të vij të vras ty edhe familjen” – Zbardhet dëshmia e Arjeta Roshajt që dyshohet se vrau 32 vjeçarin në Ferizaj

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Familjari i imamit të vrarë: Ky person e kërcënonte prej më shumë se një viti

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Deri dje nuk të ka lënë Haki Rugova në kryesi…” – Riaktivizohen përplasjet e ashpra mes taborit të Abdixhikut dhe kundërshtarëve të tij në LDK

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë