Peja ka shënuar fitore ndaj Trepçës, me rezultat 83-72, në kuadër të xhiros së pestë të Prince Caffe Superligës.
Çerekun e parë e fituan xehetarët me epërsi prej një pikë, 19-18, derisa edhe në çerekun e dytë triumfoi Trepça 23-21, njofton Klankosova.tv.
Në çerekun e tretë, pejanët u kthyen furishëm duke e fituar me rezultat 22-17, derisa çereku i katërt ishte përcaktues në fitoren e Pejës, pasi e fituan me rezultat 22-13.
Në fund rezultati përfundimtar në palestrën “Karagaqi” ishte 83-72.
Rodney Purvis ishte lojtari më efikas te Peja, me 23 pikë, katër kërcime dhe tri asistime.
Derisa te Trepça u dallua Erjon Kastrati, me 20 pikë, dy kërcime dhe katër asistime.












