Reali rikthehet në fushë të martën. Kampionët e Europës do të përballen me Shakhtar Donetsk, takim ku mjafton një pikë për të siguruar kualifikimin në raundin e 1/8-ve në Champions League.
Në fundjavë luhet El Clasico përballë Barcelonës në “Santiago Bernabeu” (16 tetor, 16:45) duel që do të transmetohet në SuperSport.
Fokusi i “Los Blancos” është te ndeshja e madhe ndaj rivalëve të përjetshëm. Carlo Ancelotti shpreson të rikuperojë Thibaurt Courtois, i cili vazhdon të vuajë nga nervi shiatik.
Italiani nuk dëshiron të rrezikojë me aktivizimin e Courtois, të cilin shpreson ta ketë të gatshëm për përballjen e zjarrtë ndaj Barcelonës së Xavit, që sezonin e kaluar fitoi 0-4 në kryeqytet.
“Gardiani” qëndron jashtë fushave prej datës 1 tetor. Sezonin e kaluar, 30-vjeçari belg ishte një ndër protagonistët kryesorë në fitimin e Champions League, La Liga dhe Superkupës së Spanjës.











