Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mbappe firmosi kontratën e shekullit, kaloi edhe Messin e vitit 2017

24/10/2022 - 13:57
në Sport
A A
Reali pritet të takohet me Mbappe në ditët në vazhdim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kontrata e firmosur nga Kylian Mbappe në muajin maj, ajo e cila e bindi sulmuesin të qëndronte në Paris dhe të refuzonte Real Madrid, mund të cilësohet pa frikë si kontrata e shekullit. Prestigjiozja Le Parisien zbulon detaje nga marrëveshja e francezit me PSG ndërsa nëse i hedhim një sy shifrave, ato janë superiore edhe nga kontrata që firmosi Lionel Messi në vitin 2017 me Barcelonën.

Kështu, nëse Mbappe përmbush marrëveshjen për të qëndruar në Paris për tre sezone, atëherë rroga e tij do të shkonte në 630 milionë euro bruto. Paga e tij prej 72 milionë euro bruto në sezon, apo e thënë ndryshe gjashtë milionë euro bruto në muaj është padyshim kontrata më e rëndësishme që një futbollist ka firmosur ndonjëherë. Deri para Mbappe, ai që kryesonte ishte Lionel Messi me rinovimin e tij tek Barcelona në vitin 2017. Në atë kohë, argjentinasi gjeti një marrëveshje për të rinovuar për katër vite nga e cila përfitoi plot 555 milionë euro bruto.

Por, përfitimet e Mbappe nuk mbyllen me kaq, pasi para rinovimit të kontratës, PSG i dhuroi një bonus prej 180 milionë euro ndërkohë edhe pse në kontratë nuk ka një bonus që lidhet me performancën sportive, është parashikuar një tjetër bonus që lidhet me besnikërinë dhe që rritet në momentin që Mbappe vijon të qëndrojë në skuadrën kryeqytetase. Kështu, nëse Mbappe nuk largohet verën e ardhshme nga PSG, atëherë do të përfitonte 70 milionë euro, më pas kjo shumë me kalimin e merkatove rritet në 80 dhe në fund 90 milionë euro.

Ndërkaq me taksat e shtetit francez në mes, shumat mbresëlënëse që përfiton Mbappe kanë një zbritje prej 45% për kontributet sociale dhe taksat mbi përfitimin. Për ta sqaruar edhe më mirë, nga 630 milionë euro që do të fitonte lojtari nëse përmbush tre vite kontratë, në neto do të mbesin në 210 milionë, që do të përbënin një të katërtën e buxhetit të PSG-së. Mbappe, edhe pse i mohoi këto informacione javën e kaluar, dëshiron të largohet sa më shpejt nga Parisi pasi është i pakënaqur me premtimet që Al-Khelaifi nuk i ka mbajtur në lidhje me ndryshimet në skuadër.

JU REKOMANDOJMË

Spalletti bën sikur po ia vjedh veturën Zhegrovës

Spalletti bën sikur po ia vjedh veturën Zhegrovës
13/04/2026 - 13:54

Luciano Spalletti nuk po i jep hapësira Edon Zhegrovës në fushën e gjelbër, por kjo nuk do të thotë se dyshja e Juventusit ka probleme. Përkundrazi, trajneri italian...

Më shumëDetails

Harry Kane synon ta ndjekë Ronaldon edhe në të 40-at

Harry Kane synon ta ndjekë Ronaldon edhe në të 40-at
13/04/2026 - 13:52

Harry Kane vazhdon të vendosë standarde të larta dhe nuk ka ndërmend të ndalet. Sulmuesi i Kombëtares angleze dhe i Bayern Munichut synon ta zgjasë karrierën e tij...

Më shumëDetails

Tronditet Barcelona, ylli spanjoll kërkon largimin

Tronditet Barcelona, ylli spanjoll kërkon largimin
13/04/2026 - 13:51

Barcelona po përgatitet për një verë të ngarkuar në merkato, por për të realizuar dy transferime të mëdha, klubi katulanas duhet fillimisht të sigurojë të ardhura dhe hapësirë...

Më shumëDetails

Muriqi hyn në histori me Mallorcan, dopietë dhe në sfidë me Mbappen për këpucën e artë

Vedat Muriqi reagon pasi e mbylli sezonin me Mallorcan
12/04/2026 - 19:49

Vedat Muriqi vazhdon të shkruajë histori me RCD Mallorca në La Liga, duke u konfirmuar si një nga figurat më të mëdha në historinë e klubit ishullor. Sulmuesi...

Më shumëDetails

DY GOLAAAAAA: Vedat Muriqi hynë në histori të Mallorcas, e kalon Samuel Eto’n, bëhet golashënuesi më i mirë në histori të klubit

DY GOLAAAAAA: Vedat Muriqi hynë në histori të Mallorcas, e kalon Samuel Eto’n, bëhet golashënuesi më i mirë në histori të klubit
12/04/2026 - 17:06

Vedat Muriqi ka hyrë në histori me fanellën e Mallorcas, duke shkruar një kapitull të ri në La Liga. Sulmuesi kosovar realizoi dy gola ndaj Rayo Vallecanos në...

Më shumëDetails

Talenti shqiptar ia mohon fitoren Inter Miamit të Lionel Messit (VIDEO)

Talenti shqiptar ia mohon fitoren Inter Miamit të Lionel Messit (VIDEO)
12/04/2026 - 13:45

Adri Mehmeti, është protagonisti kryesor i New York Red Bulls. 17 vjeçari shqiptar me golin e tij e privoi nga fitorja Inter Miamin e Lionel Messit. Ndeshja e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deputeti i VV-së zbulon një “skenar” se po zgjidhet çështja e Presidentit: Jemi në rrugë të mbarë!

    Deputeti i VV-së zbulon një “skenar” se po zgjidhet çështja e Presidentit: Jemi në rrugë të mbarë!

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ky është 48 vjeçari Ilir Brahimi që humbi jetën pasi ra nga lartësia e një objekti banesor në Mitrovicë

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Skandal: Siriani ‘Dr Face Architect’ që paraqitet si ‘doktor’ injekton ilegalisht botox e filler në biznesin e palicencuar ‘Quin…’ të Albana Merlaku

    210 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 53
  • Punime të rrezikshme për punëtorët, gjobiten kompanitë e Astrit Çitakut e Arben Çitakut dhe u ndalohet puna në objekt banesor në Skenderaj

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Skandal me kamera: AIP konstaton se ‘Mediteran Group’ grumbulloi kundërligjshëm të dhëna personale vizuele (Dokument)

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë