Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosova është gati për sonte, mundësi e mirë për t’i provuar lojtarët e rinj

16/11/2022 - 09:56
në Sport
A A
Kosova është gati për sonte, mundësi e mirë për t’i provuar lojtarët e rinj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte miqësoren e parë të nëntorit.

“Dardanët” do ta presin Armeninë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në përballjen që do të nisë në orën 18:00.

Selektori Alain Giresse ka ftuar kryesisht lojtarë të rinj për dy miqësoret e këtij muaji, të cilët do t’i provojë për ta parë nëse ndonjëri prej tyre mund të bëhet pjesë e rëndësishme e Kombëtares në të ardhmen, shkruan “Gazeta Express”.

Trajneri francez kërkon nga lojtarët të bëjnë lojë të mirë dhe ta shfrytëzojnë këtë rast që po u jepet.

“Është me rëndësi për lojtarët që në këto dy ndeshje t’i tregojnë vlerat në fushë. Kemi kryesisht futbollistë të rinj për këto dy miqësore, por kemi edhe disa me përvojë. Kjo është një mundësi e mirë për të rinjtë që të mësojnë dhe të fitojnë përvojë”, ka theksuar Giresse në konferencë për shtyp.

“Në këto dy miqësore është me rëndësi t’i shohim lojtarët e rinj. Ata duhet t’i tregojnë vlerat e tyre për të qenë edhe në të ardhmen pjesë e Kosovës”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, mesfushori i Ballkanit, Lindon Emërllahu, është shprehur i lumtur që është sërish pjesë e Kombëtares dhe i gatshëm për ta treguar potencialin e tij.

“Jemi gjithë lojtarë të rinj. Duam të paraqitemi sa më mirë, t’i tregojmë vlerat tona dhe të ftohemi edhe në ndeshjet e tjera. Shpresoj të kem mundësinë t’i tregoj vlerat e mia. Besoj që paraqitjet me Ballkanin do të më ndihmojnë të luajë sa më mirë edhe te Kosova”, ka thënë Emërllahu.

Trajneri Giresse i ka ftuar 22 futbollistë për miqësoret e nëntorit, ndërsa i ka lënë të lirë lojtarët e rëndësishëm, shkruan “Gazeta Express”.

Krahas Armeninë, Kosova do ta zhvillojë edhe një miqësore këtë të shtunë, kundër Ishujve Faroe, po ashtu në Prishtinë, për ta mbyllur kështu vitin 2022. /Gazeta Express/

JU REKOMANDOJMË

Derbi Inter – Napoli mbyllet baras, gara për titull mbetet e hapur
Sport

Derbi Inter – Napoli mbyllet baras, gara për titull mbetet e hapur

12/01/2026 - 13:19
Dardan Berisha lëndohet, Peja mbetet pa kapitenin
Sport

Dardan Berisha lëndohet, Peja mbetet pa kapitenin

12/01/2026 - 13:18
Nuk ka qetësi për Mbappen, përfshihet në një skandal me pesë policë fancezë
Sport

Iu duk poshtërim- S’do ta besoni se çfarë veprimi ka bërë Mbappe pasi humbi nga Barcelona

12/01/2026 - 13:17
Çfarë El Clasico, shënohen dy gola të shpejt në minuta shtesë
Sport

Çfarë El Clasico, shënohen dy gola të shpejt në minuta shtesë

11/01/2026 - 21:11
Vedat Muriqi vazhdon shkëlqimin, 11 gola në La Liga
Sport

Vedat Muriqi vazhdon shkëlqimin, 11 gola në La Liga

11/01/2026 - 15:21
Jashari starton “sefte” për Milanin në Serie A
Sport

Jashari starton “sefte” për Milanin në Serie A

11/01/2026 - 14:11

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Limi ia fërkon të pasmet Dolces në dush (VIDEO +16)

    Limi ia fërkon të pasmet Dolces në dush (VIDEO +16)

    170 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • I plagosuri në Pejë është Jeton Buquku, pronari i fabrikës së mishit “Buquku Sh.P.K.” – Viteve të fundit ishte akuzuar për rrahje e kanosje

    182 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • Edhe një shkollë shtyn fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kjo komunë merr vendim për shtyrjen e mësimit

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Temperaturat ekstreme, Jasharaj me propozim të ri për fillimi e mësimit në shkolla

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë