Një zyrtar i lartë i Ballkanit e ka konfirmuar për Metron që për Ermal Krasniqin ka oferta nga liga e Turqisë dhe e Francës.
Në një prononcim të shkurtër për Metron, një zyrtar i Ballkanit ka konfirmuar që ka oferta për Ermal Krasniqin.
Ofertat për Krasniqin vijnë nga Turqia dhe Franca, po ende nuk dihet se nga cilat klube.
Gazetari kosovar, Arlind Sadiku ka raportuar para pak minutash se lojtari i Ballkanit Ermal Krasniqi po kërkohet nga skuadra franceze Nice.
Aktualisht vlera e Krasniqi sipas transfermarkt është 350 mijë euro, mirëpo Ballkani pritet të kërkojë më shumë për të se kjo shumë.
Krasniqi ka pasur paraqitje të mira në Europë e gjithashtu edhe në Superligën e Kosovës. /gazetametro.net












