Ka përfunduar tashmë ndeshje hapëse e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Ndeshja hapëse e këtij turneu u zhvillua mes shtetit nikoqir, Katarit dhe Ekuadorit.
Në “Al Bayt Stadium”, ndeshja e sotme i takoi kombëtares ekuadoriane me rezultat 0:2.
Kjo ndeshje nuk ka kaluar pa tensione.
Në njërën nga videot e publikuara në Twitter, është kapur një moment acarues mes një tifozi të Ekuadorit i cili pas anulimit të golit të parë nga VAR, pretendon me veprime se organizimi i Kupës së Botës në Katar është blerë.
Kaq ka mjaftuar që tonet të ashpërsohen në tribuna, ku për fat nuk ka pasur përplasje fizike.
Ndryshe, kjo ndeshje ishte e vlefshme për grupin A, aty ku bëjnë pjesë edhe Holanda e Senegali./FrontOnline/












