Brazili ka arritur që më në fund ta thyej mbrojtjen e Serbisë, duke e zhbllokuar sfidën.
Pas rasteve të parreshtura, brazilianët gjetën më në fund golin me anë të sulmuesit të Tottenhamit, Richarlison.
Një goditje me të majtën e Neymar e bëri që portieri serb të mos e ndalte mirë goditjen, çka bëri që topi të kthehej tek Richarlison, i cili nuk dështoi nga afër që të shënonte golin e epërsisë në minutën e 63-të.










