Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Andi Lila sjell rrëfimin ekskluziv: Para ndeshjes së Beogradit, De Biazi na shfaqi në projektor masakrat serbe kundër shqiptarëve

25/11/2022 - 15:40
në Sport
A A
Andi Lila sjell rrëfimin ekskluziv: Para ndeshjes së Beogradit, De Biazi na shfaqi në projektor masakrat serbe kundër shqiptarëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Andi Lila, ish futbollist i kombëtares Shqiptare, promovoi dje librin e tij autobiografik “Triumf”, në hotel Habitat në Tiranë, mes miqsh, shokësh, dashamirësish e personalitetesh që e uruan për këtë sfidë të re.

Me nota humori, shpesh edhe sarkazme, duke treguar histori nga dhomat e zhveshjes së futbollistëve, apo edhe dhomat e hoteleve, Andi Lila ka shkruar një histori që e bën librin të veçantë në kuptim të rrëfimit. Histori që të mbërthejnë e shpesherë të bëjnë të vesh buzën në gaz.

Takimet e tij me lojtarët, trajneret, aventurat e tij brenda dhe jashtë Shqipërisë, që nga fillimet e tij te Besa e Kavajës e deri tek mbërritja në Kombëtare e në Euro2016, janë eksperienca të paharruara në memorien e futbollistit që tani më ka vendosur ti rrëfejë edhe për publikun.

Jo vetëm kaq, por Andi Lila thotë se fëmijët e tij, dhe gjithë fëmijët shqiptarë, duhet të mësojnë shumë nga historia dhe eksperienca e kombëtares shqiptare që bën krenar çdo shqipfolës brenda e jashtë vendit.

Gjysmat e të ardhurave të shitjes së librit “Triumf” të Andi Lilës, do të jepen për bamirësi.

Më poshtë do të gjeni një pasazh nga emocionet e ndeshjes Serbi – Shqipëri, e luajtur në 14 tetor 2014 në Beograd, si e vetmja ndeshje për të cilën Shqipëria ka triufuar në fushë, në gjykatë e jashtë saj.

Ndeshja në Beograd

Ne kishim vetëm një mundësi për të realizuar endrrën e çdo sportisti, të çdo shqiptari për ta parë flamurin kuqezi të valëvitej në një ngjarje kaq të madhe siç është Kampionati Evropian. Ne na duhej që të gjithë të shkriheshim dhe të bëheshim si një trup i vetëm për të realizuar qëllimin e përbashkët.

Ekipi ynë kombëtar arriti ta tregojë këtë si asnjëherë tjetër, kur luajtëm kundër Serbisë në 14 tetor 2014 në Beograd. Ajo natë do të mbetet në kujtesën time dhe të çdo shqiptari dhe nuk do të harrohet kurrë.

Në formacionin e ekipit kombëtar luanin 7 lojtarë shqiptarë me origjinë nga Kosova dhe të gjithë ne kishim një ngarkesë kaq të lartë emocionale sa është e pamundur ta përshkruash. Ekipi ynë kombëtar zhvilloi një ndeshje fantastike në 44 minuta lojë. Ne u paraqitëm në mënyrën më dinjitoze dhe humbëm dy raste të pastra shënimi me Canën dhe Mavrajn. Ndeshja i ngjante një lufte të ashpër sidomos në mesfushë, madje Kuleli u godit me bërryl nga Matic dhe u ca në kokë, por ai e vazhdoi lojën si një gladiator i vërtetë. Ekipi serb kishte lojtarë të tillë si Kolarov, Matic, Mitrovic, tadic etj.

*

Në të vërtetë frymëzimi për qëndresën dhe përballimin e asaj ndeshjeje kishte nisur që kur trajneri De Biazi na thirri në dhomën e videoanalizës përpara se të niseshim me autobuz drejt stadiumit. Ne u çuditëm sepse kurrë më parë trajneri nuk kishte kryer një seancë të tillë në çastin kur përgatiteshim të hypnim në autobuz.

Dhoma e videoanalizës ishte shndërruar në një skenografi ku mes errësirës dhe heshtjes, projektori nisi të shfaqte fragmente pamjesh nga gjenocidi serb ndaj Shqiptarëve të Kosovës. Vuajtjet, dëshpërimi, tragjeditë e tmerrshme që dokumentoheshin vizualisht po na godisnin ndjenjat dhe shpirtin aq sa nuk çohet ndërmend. Në sfond, në kolonë zanore luhej kënga kushtuar Adem Jasharit dhe emocionet ishin të papërballueshme. Mu mbushën sytë me lot por po përpiqesha që shokët të mos më vinin re se ndoshta do të ma merrnin për dobësi. Kur kthej kokën rreth e qark në dhomën e errët , dallova se në sytë e të gjithë shokëve të mi, nga drita e projektorit ndriçonin pikët e lotit. Të gjithë ishim të prekur, ishte një perjetim emocional dhe një karikim i jashtëzakonshëm para ndeshjes.

Kur u gjendëm para 30 mijë tifozëve asnjë futbollisti nuk iu dridh qerpiku askush nuk bëri një hap pas të gjithë luftuam si shqiponja ashtu siç i takon një shqiptari të mbrojë flamurin e tij edhe në vendin ku rrezikohet më shumë dhe kemi patur problematika ekzistenciale gjatë të gjithë hisitorisë sonë atje.

JU REKOMANDOJMË

Ky ekip shpreh interesim për Edon Zhegrovën?

Edon Zhegrova nominohet për t’u bërë pjesë e ekipit të vitit në “EA FC”, ja ku mund ta votoni
29/06/2026 - 10:34

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, mund të mos vazhdojë gjatë te Juventusi, pasi në Itali po raportohet për një largim të mundshëm të tij gjatë kësaj vere, me...

Më shumëDetails

Formacioni më i mirë i raundit të tretë në Kupën e Botës

Formacioni më i mirë i raundit të tretë në Kupën e Botës
28/06/2026 - 17:43

Mbrëmë u mbyll raundi i tretë në fazën e grupeve të Kupës së Botës. Sajti i njohur i statistikave, “Sofascore” ka publikuar formacionin më të mirë të kësaj...

Më shumëDetails

Chelsea gati të thyejë politikën e transferimeve për Granit Xhakën

Formacioni aktual i Botërorit, edhe Xhaka në 11-shen më të mirë
28/06/2026 - 15:22

Interesimi i Chelseat për Granit Xhakën tregon një ndryshim në qasjen e klubit londinez, i cili tani është më i gatshëm të transferojë futbollistë me përvojë, nëse ata...

Më shumëDetails

Alarm për Egjiptin, Salah rrezikon të humbasë duelin me Australinë

Alarm për Egjiptin, Salah rrezikon të humbasë duelin me Australinë
28/06/2026 - 15:10

Kapiteni i Egjiptit, Mohamed Salah, është në dyshim për ndeshjen e së premtes ndaj Australisë në fazën e 1/16 së finales të Kupës së Botës, pasi ka pësuar...

Më shumëDetails

Befasi dhe dramë, këto janë kombëtaret të cilat u eliminuan nga grupet e Botërorit

Befasi dhe dramë, këto janë kombëtaret të cilat u eliminuan nga grupet e Botërorit
28/06/2026 - 10:28

Faza e grupeve të Botërorit 2026 ka ardhur drejt fundit. Dramë, befasi dhe emocione përcollën gjatë tërë ndeshjeve që u zhvilluan aty, ashtu siç di Botërori të dhurojë....

Më shumëDetails

Historike, 9 shtete afrikane do të jenë në fazën e 1/16-tave të Botërorit

Historike, 9 shtete afrikane do të jenë në fazën e 1/16-tave të Botërorit
28/06/2026 - 10:22

Botërori 2026 do të mbahet mend gjatë në histori. Ky edicion është bërë i pari që ka 3 shtete nikoqire, diçka që s’ka ndodhur më parë si dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    267 Shpërndaje
    Shpërndaje 107 Tweet 67
  • Zhvillim i ri për vrasjen në Ferizaj – ndryshon vepra penale, identifikohet e dyshuara

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Mosmarrëveshja mes ish-krushqve në Skenderaj eskalon në kanosje me armë, sekuestrohen revole e fishekë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Përleshja që përfundoi me vrasje në Ferizaj, krejt çka që dihet deri tani

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Pas përleshjes fizike, vritet një person në Ferizaj

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë