Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shtohen keqpërdorimet me kartelat bankare, hakerët s’i ndalin vjedhjet

05/12/2022 - 17:39
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Shtohen keqpërdorimet me kartelat bankare, hakerët s’i ndalin vjedhjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Jo vetëm bizneset, por edhe qytetarët po përjetojnë vjedhje të parave nga hakerët, ku si shkak i keqpërdorimit të kartelave bankare, po u “zbrazen” llogaritë bankare, raporton Gazeta Sinjali.

Policia sivjet kanë trajtuar mbi 70 raste të keqpërdorimit të kartelave bankare. Banka Qendrore ka pranuar 70 raste për keqpërdorim të kartelave bankare. E Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit për mashtrime të shërbimeve financiare ndaj BQK-së sivjet kishte 48 ankesa.

Sipas të dhënave zyrtare del se sivjet janë shtuar rastet e keqpërdorimeve bankare.

Gazeta Sinjali ka shkruar edhe më parë sesi hakerët kanë arritur që një fabrike t‘ia vjedhin mbi 33 mijë euro. Por raste të tilla i kanë ndodhur edhe bizneseve tjera ku u janë tërhequr shuma të mëdha parash.

Vjedhja kishte ndodhur pas hakimit të emailit të zyrtarit të saj dhe më pas është vërtetuar se shuma në fjalë ishte vjedhur nga një llogari bankare fantome në Turqi.

Me zbardhjen e rastit janë duke u marr organet e ndjekjes dhe hetuesisë së Kosovës dhe Turqisë.

Nga Policia e Kosovës tregojnë për Gazetën Sinjali se hapësira kibernetike vazhdon të jetë ambient i përshtatshëm për keqbërësit për kryerjen e veprave të ndryshme penale duke përdorur mjete dhe programe kompjuterike të sofistikuara.

“Qëllimi apo motivi kryesor i keqbërësve mbetet përfitimi material, por ka edhe motive tjera thjesht për të treguar se mund të ndërhyjnë në një sistem kompjuterik, hakmarrje etj. Vërehet se qytetarët që bien viktima të keqbërësve në internet nuk kanë njohuri të mjaftueshme për rreziqet gjatë përdorimit të internetit”, thonë nga Policia

Policia tregojnë se sivjet kanë trajtuar rreth 70 raste të keqpërdorimit të kartelave bankare.

Sipas tyre mashtrimet e bizneseve përmes internetit tek këto raste, keqbërësit fillimisht arrijnë të kenë qasje në kompjuterin e biznesit (pronarit apo ndonjë kompjuter që posedon të dhëna për transaksionet financiare), monitorojnë dhe njihen me aktivitetet, pastaj në momentin kur fillon të realizohet transaksioni i të hollave ata ndërhyjnë duke ndryshuar të dhënat e xhirollogarisë bankare. Në këtë mënyrë paratë përfundojnë në një bankë tjetër dhe nga aty bëhet tërheqja e tyre nga keqbërësit.

Policia përmend edhe peshkimin e të dhënave ose Phishing tek këto raste, keqbërësit, duke shfrytëzuar viruse kompjuterike krijojnë linqe të ndryshme dhe të njëjtit i dërgojnë tek viktimat, pastaj posa të klikohet ky link viktimës i kërkohet që të ofroj të dhënat personale të rrjeteve sociale, të dhënat personale bankare, të dhënat e e-mail adresës etj., e gjithë kjo me qëllim të vjedhjes së të dhënave personale dhe më pas keqpërdorimi i tyre për qëllime të ndryshme si: shantazh, ngacmim, vjedhja e identitetit dhe shfrytëzimi për qëllime të ndryshme, pagesa online, etj.

Po ashtu përmendet klonimi i kartelave bankare tek këto raste, të dhënat personale bankare të vjedhura në forma të ndryshme (faqe të rrejshme, përmes pajisjeve “skimming”, etj.) shfrytëzohen për të klonuar kartela bankare dhe pastaj përdoren për blerje dhe pagesa të ndryshme.

Përveç hetimit të rasteve, me qëllim që të minimizojmë kërcënimet e lartcekura dhe qytetarët të mos bien viktimë e tyre, Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë përdorimit të internetit.

Policia jep disa rekomandime të cilat ndihmojnë në mbrojtjen prej kërcënimeve nga interneti. Kërkohet nga bizneset e qytetarët që të verifikojnë me kujdes e-mail-at që pranoni dhe mos iu përgjigjuni e-mail-ave të dyshimtë. Mos klikoni në linqe të dyshimta dhe mos hapni dokumente të dyshimta. Bizneset të shtojnë kujdesin gjatë komunikimit dhe transaksioneve financiare përmes internetit. Verifikoni xhirollogaritë bankare dhe të dhënat tjera të partnerit biznesor dhe binduni se transaksioni financiar është duke u bërë në adresën e duhur.

Kujdes të shtuar gjatë blerjeve online. Verifikoni ueb-faqet që ofrojnë produkte online (a kanë të dhëna kontaktuese – persona kontaktues, e-mail adresë, telefon, adresë fizike, a ka përdorues, vlerësimet dhe komentet e blerësve etj.). Kujdes të shtuar gjatë dhënies së donacioneve online, verifikoni disa herë nëse iniciativa është ligjore dhe legjitime dhe se kush qëndron prapa tyre. Shmangni lojërat shpërblyese në internet apo “ndihmën duke klikuar” ndaj ndonjë miku për të fituar ndonjë shpërblim në lojëra në internet. Kujdes maksimal kur jepni të dhëna personale dhe bankare në internet.

Nga ana tjetër Banka Qendrore e Kosovës, siguron të gjithë qytetarët se sektori bankar është i sigurt dhe nuk ka nevojë për panik.

“Përkundër sfidave të ndryshme teknologjike, BQK në bashkëpunim me Shoqatën e Bankave të Kosovës dhe bankat komerciale, kanë ndërmarrë të gjitha masat, që klientët të mos dëmtohen nga asnjë veprim i kundërligjshëm”, thonë nga BQK-ja.

Sipas tyre bazuar në kompetencat e saj, BQK kryen ekzaminime të plota dhe të fokusuara që përfshijnë edhe fushën e teknologjisë informative, duke përfshirë edhe sigurinë kibernetike. Pjesë e ekzaminimeve kanë qenë edhe gjetjet që kanë të bëjnë me fushën e teknologjisë informative, ku janë dhënë rekomandime të ndryshme, të cilat zbusin dhe zvogëlojnë mundësinë e kryerjes së keqpërdorimeve, duke rekomanduar vendosjen e kontrolleve adekuate të brendshme, në funksion të parandalimit edhe ndaj sulmeve kibernetike.

“Gama e gjerë e produkteve që ofrojnë bankat, bart me vete edhe rrezikun e ekspozimit ndaj sulmeve kibernetike, mirëpo që në çdo rast kur ka dëmtim të klientëve të çfarëdo natyre, bankat bartin koston e zhdëmtimit të klientëve”, thonë në BQK.

Sipas tyre për më shumë, ka pasur raste kur BQK-ja ka kërkuar dhe bankat kanë zhdëmtuar klientët ndaj çfarëdo rreziku. Gjithashtu, BQK është duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet e sigurisë për të adresuar çdo nevojë në zgjidhjen e problemeve në këtë sektor”, thonë nga BQK-ja.

Sipas tyre BQK gjithashtu është angazhuar shumë në zgjidhjen e të gjitha ankesave të konsumatorëve dhe e ka ndër prioritetet kryesore të saj, mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve.

Falë fushatave të ndërmarra është rritur edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për të raportuar për rastet.

“Nga viti 2018 deri më tani, numri i ankesave të qytetarëve për keqpërdorim të kartelave bankare është 139. Më 2018 ishin 12 raste, më 2019-36 raste, më 2020 ishin 29 raste më 2021 ishin 18 raste dhe sivjet më 2022 janë 44 raste”, thonë nga BQK-ja.

Më tej BQK tregon se viteve të fundit transaksionet elektronike që ndryshe njihen si blerjet nga interneti, kanë shënuar rritje të madhe dhe interesimi i klientëve të bankave për të operuar në këtë fushë është i madh. Deri në tetor të këtij viti, janë lëshuar, mbi 1 milionë kartela për blerje elektronike dhe janë bërë 38 mijë e 112 transaksione në vlerë prej 2 milionë e 431 mijë e 910 euro.

Në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit, tregojnë se gjatë këtij viti ishin 87 ankesa për mashtrime online, ku janë zgjidhur 78 sosh.

Derisa për mashtrime të shërbimeve financiare ndaj BQK-se ishin 48 ankesa, ku 24 janë të zgjidhura dhe 24 janë të pazgjidhura. 7 të bazuara e 16 të pabazuara.

Sipas raportit shihet se për mashtrime të konsumatorit janë 17 ankesa, ku 1 është refuzuar, 7 janë zgjidhur dhe 9 janë të pazgjidhura. Shërbim jocilësor ishin 29 ankesa, prej tyre 15 të pazgjidhura dhe 14 të kryera. Reklamë mashtruese 2 ankesa, 2 e qe jane te zgjidhura, thuhet në raportin e DMK-së.

JU REKOMANDOJMË

VV-ja tha se nesër voton nënkryetarët e PDK-së dhe LDK-së, Arian Tahiri më 11 gusht kishte paralajmëruar këtë skenar të Kurtit

VV-ja tha se nesër voton nënkryetarët e PDK-së dhe LDK-së, Arian Tahiri më 11 gusht kishte paralajmëruar këtë skenar të Kurtit
12/09/2026 - 22:43

Lëvizja Vetëvendosje sonte ka lëshuar komunikatë, ku ka bërë të ditur se në seancën e nesërme do t'i votojë propozimet e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë të Kuvendit...

Më shumëDetails

“Dorëzohet” LVV: Nesër votojmë Vlora Çitakun e Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

“Dorëzohet” LVV: Nesër votojmë Vlora Çitakun e Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit
12/09/2026 - 22:26

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të votojë pro kandidatëve të PDK-së dhe LDK-së, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala, për postet e nënkryetarëve të Kuvendit në vazhdimin e seancës konstituive...

Më shumëDetails

Policia me plan operativ në veri: Ndalohen veturat me simbole kombëtare

Policia me plan operativ në veri: Ndalohen veturat me simbole kombëtare
12/09/2026 - 21:31

Policia e Kosovës, është duke realizuar një plan operativ në pjesën veriore të vendit, ku s’po lejohen vetura me simbole kombëtare që të kalojnë në Mitrovicën e Veriut....

Më shumëDetails

Endrit Thaçi pas marshit të sotëm: Të presim në Kosovë, babë, bashkë me shokët

Endrit Thaçi pas marshit të sotëm: Të presim në Kosovë, babë, bashkë me shokët
12/09/2026 - 21:30

Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka reaguar pas përfundimit të “Marshit për Liri”, i cili u mbajt sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në...

Më shumëDetails

Pas akuzave të rënda ndaj njëri-tjetrit, Osmani tregon se çfarë raportesh ka sot me Kurtin

Pas akuzave të rënda ndaj njëri-tjetrit, Osmani tregon se çfarë raportesh ka sot me Kurtin
12/09/2026 - 21:11

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka “hapur letrat” për raportin e saj me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Edhe pse së fundmi, sipas saj, kanë gjetur gjuhën e...

Më shumëDetails

Deputetë të të gjitha partive morën pjesën në “Marshin për Liri”

Deputetë të të gjitha partive morën pjesën në “Marshin për Liri”
12/09/2026 - 20:18

Marshi për Liri bashkoi dhjetëra mijëra qytetarë në Prishtinë, ndërsa pjesëmarrja politike ishte e ndryshme. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ishte pjesëmarrës, ndërsa pjesë e marshit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Më 27 tetor seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Ish-hulumtuesja në Tribunalin e Hagës jep 3 skenare për vendimin final për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Limaj flet për mospjesëmarrjen e Abdixhikut e Kurtit në Marshin për UÇK’në

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Pas akuzave të rënda ndaj njëri-tjetrit, Osmani tregon se çfarë raportesh ka sot me Kurtin

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Probleme në ajër, presion në kabinë, anulim i fluturimit Cyrih-Prishtinë” – si u përfshi në incident Chair, kompania partnere e Air Prishtina

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • VV-ja tha se nesër voton nënkryetarët e PDK-së dhe LDK-së, Arian Tahiri më 11 gusht kishte paralajmëruar këtë skenar të Kurtit

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë