Luka Modriq është ylli më i madh kroat në Botëror. Por në Kampionatin Botëror që po mbahet në Katar, Marcelo Brozovic po vlerësohet si motori i lojës kroate.
Statistikat e tij janë fantastike dhe përbëjnë rekord të ri të cilin vet lojtari e kishte thyer në Botërorin e kaluar, shkruan Indeksonline.
Brozovic ka vrapuar 16.7 kilometra në fushë në ndeshjen ndaj Japonisë, që është kilometrazha më e madhe ndonjëherë në Botëror për secilin futbollist.

Këtë rekord Brozo e mbante nga Botërori i kaluar kur ndaj Anglisë kishte vrapuar 16.3 kilometra.













