Maroko ka shkruar historinë duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës, pasi mposhtën Portugalinë me rezultat, 1:0.
Golin e fitores për Marokun e shënoi Youssef En Nesyri. Ai realizoi me kokë në minutën e 42-të.
Maroku arriti ta mbronte rezultatin deri në fundin e ndeshjes për të arritur kështu gjysmëfinalen historike.
Para Portugalisë, Maroku kishte eliminuar edhe Spanjën, si dy nga favoritët kryesorë për fitimin e titullit.
Në gjysmëfinale Maroku do të takohet me fituesin e takimit, Francë-Angli.












