Franca e ka mposhtur Anglinë me rezultat 2-1, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Aurelien Tchouameni, në minutën e 17′, teksa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Anglia e barazoi rezultatin me Harry Kanen, në minutën e 54′. Franca pas disa tentimeve kaloi për herë të dytë në ndeshje në epërsi me Olivier Giroud, i cili shënoi në minutën e 78′.
“Tre Luanët” e kishin një mundësi të artë për ta barazuar prapë rezultatin, por këtë herë Kane nuk ishte i saktë nga penalltia. Tjera raste konkrete nuk kishte dhe ndeshja përfundoi me këtë rezultat.
Franca në gjysmëfinale do të ballafaqohet me Marokun. /Klankosova.tv.
FT: Angli-Francë 1-2
90+10 Ka përfunduar ndeshja me fitoren e Francës me rezultat 2-1.
90′ Tetë minuta e ndajnë Francën nga kualifikimi dhe Anglinë nga eliminimi.
85′ Anglia me një mundësi të artë, për ta barazuar rezultatin për herë të dytë në ndeshje, por këtë herë Kane nuk ishte i saktë nga penalltia.
78′ Franca ka kaluar në epërsi për herë të dytë në ndeshe, këtë herë ka shënuar Olivier Giroud.
70′ Anglia me një rast të mirë për të kaluar në epërsi, Harry Maguire godet me kokë, por topi shkon afër shtyllës.
Statistikë: Harry Kane e barazon Wayne Rooney me gola, në kombëtaren e Anglisë.

54′ Anglia e ka barazuar rezultatin ndaj Francës. Golin e ka realizuar Harry Kane, nga penalltia.
47′ Jude Bellingham me një goditje të fortë tentoi që të shënojë, por Hugo Lloris ishte në vend.
46′ Ka nisur pjesa e dytë, anglezët e kërkojnë barazimin ndaj kampionit aktual të të botës.
45+4′ Ka përfunduar pjesa e parë me epërsinë prej një goli të Francës ndaj Anglisë. Golin e vetëm e shënoi Tchouameni. Anglezët u munduan me disa gjysmë raste të barazonin rezultatin, por mungonte konkretizimi.
45′ Katër minuta lojë shtesë në pjesën e parë.
30′ Ka kaluar gjysmë orë lojë, Anglia me të gjitha trupat është duke e kërkuar golin e barazimit, teksa Franca është duke u mbrojtur, pasi kaloi në epërsi me Tchouamenin.
17′ Franca ka kaluar në epërsi ndaj Anglisë, me Aurelien Tchouamenin, i cili me një goditje të pandalshme e mposhti portierin e Anglisë.

10’ Franca rrezikon për herë të parë në ndeshje me Olivier Giroud, me një goditje të lehtë me kokë, që e pret lehtësisht portieri anglez Picford.
1’ Ka filluar ndeshja mes dy skuadrave që synojnë një vend.
Formacionet zyrtare













