Më 1 mars 2006, Lionel Messi u përball me Luka Modriqin në një lojë midis Argjentinës dhe Kroacisë, ku i pari shënoi golin e tij të parë me Albicelesten.
Kroacia mundi Argjentinën 3-2 dhe një i ri Modriq, i cili në atë kohë luante në Dinamo Zagreb, debutoi me kombëtaren në moshën 21-vjeçare.
Messi: Gol dhe asist
Kroacia shwnoi vetwm tre minuta pasi kishte filluar ndeshja, por Messi e asistoi Carlos Tevez në minutën e katërt dhe shënoi një të tijin në minutën e gjashtë për të frymëzuar Argjentinën për rikthim.
Modriq: Standard në debutimin e tij
Sa i përket mesfushorit të Real Madridit, Modriq, debutimi iu dha nga Zlatko Kranjcar.
Ai luajti 84 minuta dhe u zëvendësua nga Ivan Leko.
Një kërcim i fundit
Dy lojtarët do të marrin pjesë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2022, 16 vjet pas herës së parë që u përballën me njëri-tjetrin.
Këtë herë nuk do të jetë një miqësore, me Modriq që është lojtari më i mirë kroat i të gjitha kohërave dhe Messi një nga më të mirët në historinë e futbollit.
Do të jetë hera e katërt që Kroacia dhe Argjentina do të luajnë ndaj njëra-tjetrës, ndërsa Messi dhe Modriq janë aktivizuar me kombëtaret e tyre.
Kroacia fitoi 3-2 në 2006 dhe Argjentina fitoi 2-1 në një miqësore tetë vjet më vonë, ndërsa Modriq shënoi për të udhëhequr Kroacinë në një fitore 3-0 në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2018.













