Robert Lewandowski është rikthyer në stërvitje te Barcelona.
Pas aventurës në Kupën e Botës, Lewandowski është rikthyer në stërvitje me klubin e tij.
Lewandowski me Poloninë arritën deri në 1/8 e finales së Kupës së Botës, për t’u eliminuar nga Franca me rezultat 3:1.
Ai ka publikuar foto nga stërvitja e parë me klubin katalonas pas rikthimit.
Lewandowski shfrytëzoi edhe disa ditë pushime, para se të rikthehet në stërvitje për t’u përgatitur për pjesën më të nxehtë të sezonit.












