Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Golin tim e pa e gjithë Evropa”, Armend Thaqi i lumtur me vitin 2022: Nuk e dija çfarë goli kam shënuar, ky vit ishte më i miri në jetë

02/01/2023 - 12:37
në Sport
A A
“Golin tim e pa e gjithë Evropa”, Armend Thaqi i lumtur me vitin 2022: Nuk e dija çfarë goli kam shënuar, ky vit ishte më i miri në jetë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Armend Thaqi, mbrojtësi i Ballkanit nuk do ta harrojë kurrë vitin 2022.

Për të ishte viti më i mirë në karrierë – pasi kishte momente historike dhe të paharrueshme me klubin e tij, FC Ballkani.

Thaqi me Ballkanin fitoi titullin kampion në Kosovë, teksa më pas arritën edhe kualifikimin në grupet e Conference League, duke u bërë skuadra e parë kosovare që bën një gjë të tillë.

30 vjeçari, Armend Thaqi beson se momenti më i mirë i këtij viti për të ishte ndeshja me Shkupin në Prishtinë – ku Ballkani fitoi në “Play Off” me rezultatin e përgjithshëm 3-1 dhe kaloi tutje në grupet e kompeticionit të UEFA’s.

“Momenti më i mirë këtë vit është ndeshja në Play-Off me Shkupin – pasi arritëm kualifikimin në fazën e grupeve, gjë që është diçka historike deri më tash”, tha fillimisht Armend Thaqi për ‘GazetaBlic Sport’.

Pas kualifikimit historik dhe kalimit në grupet e Conference League, Armend Thaqi ishte një ndër lojtarët kyç dhe fokusi ishte tek ai edhe nga mediat ndërkombëtare dhe jo vetëm. Ai ishte lojtari i parë nga Superliga e Kosovës që u intervistua nga faqja zyrtare mediale e UEFA.

“Normal që momentin kur më kanë kontaktu që unë jam i përzgjedhur të japë intervistë për UEFA’n ka qenë fantastike. Është diçka që më ka bë të ndihem shumë mirë, shumë krenar, sepse m’u ka jep rasti të flasë për futbollin tonë në organizatën më të madhe e normal qe ishte kënaqësi e madhe”, vazhdoi ai.
Për të mos u ndalur me kaq sukseset, goli i tij ndaj Sivvasporit u shpall si më i miri në Conference League. Thaqi tha se kur e kuptoi këtë ishte një moment i madh krenarie për të.

“Edhe vet në ndeshje nuk kam qenë i vetëdijshëm çfarë gole e bukur ishte mirëpo pas ndeshjes e shikova që me të vërtetë ishte fantastike. Edhe më mirë kur u zgjedh si goli më i bukur në Conferencë League, edhe ky është një moment krenarie, sepse është pa në gjithë Europën ai gol”, zbuloi Thaqi.

Në fund, Armend Thaqi tha se viti më i mirë në karrierë ishte ky që po e lëmë pas.

“E them me plot bindje që deri më tani ky është viti më i mirë në aspektin personal, sepse kemi arritur shumë gjëra madhore këtë sezon, duke filluar nga titulli kampion në Kosovë, e pastaj edhe ndeshjet në Europë. Shpresojë që t’i përsërisim këto suksese edhe vitet tjera”, përfundoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Luan Krasniqi për Hrgoviq-Itauma: Kampionët nuk lindin vetëm në ring, por edhe përmes karakterit

Luan Krasniqi për Hrgoviq-Itauma: Kampionët nuk lindin vetëm në ring, por edhe përmes karakterit
31/08/2026 - 11:18

Legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi, ka reaguar pas përballjes së madhe në peshat e rënda mes Filip Hërgoviqit dhe Moses Itauma-s, duke e cilësuar atë si një...

Më shumëDetails

Reali i shënoi 4 gola, Mourinho: Bukuria është edhe mënyra se si mbrohemi

Mourinho “shpërthen” pas barazimit: Titulli i humbur, ka lojtarë që s’do t’i fus në lojë më…!
31/08/2026 - 11:17

José Mourinho, në stilin e tij, përcjell mesazhe sa herë që i jepet mundësia, përmes mediave, qoftë për lojtarët, tifozët apo skuadrat rivale. Pas fitores 4-0 ndaj Malagas,...

Më shumëDetails

Fofana duhet të zgjedhë: Galatasaray, dy klube franceze dhe një spanjoll pas tij

Fofana duhet të zgjedhë: Galatasaray, dy klube franceze dhe një spanjoll pas tij
31/08/2026 - 11:16

Youssouf Fofana është mesfushori që vitin e kaluar të gjithë te Milani e dëshironin, ndërsa tani francezi është në ikje e sipër. Ai nuk ka numër fanelle dhe...

Më shumëDetails

Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin

Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin
30/08/2026 - 19:10

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Malagas, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në La Liga. Golat për skuadrën e Jose...

Më shumëDetails

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën
30/08/2026 - 16:44

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar ekipin kosovar të xhudos për suksesin e radhës në garat e zhvilluara në Taranto. Kurti ka vlerësuar punën, sakrificën...

Më shumëDetails

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar
29/08/2026 - 21:31

Ka përfunduar në barazim 2-2 përballja mes Gjilanit dhe Dukagjinit, në një ndeshje interesante të zhvilluar nën dritën e reflektorëve. Gjilani kaloi i pari në epërsi me Morinën,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë