Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pesë të rinj nënshkruajnë kontrata me FC Prishtinën

04/01/2023 - 20:56
në Sport
A A
Pesë të rinj nënshkruajnë kontrata me FC Prishtinën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

FC Prishtina vazhdon të punojë fuqishëm në rekrutimin e talenteve të rinj të futbollit në vend dhe jashtë vendit.

Kjo skuadër së fundmi ka nënshkruar kontrata profesionale me pesë futbollistë të talentuar, transmeton Klan Kosova.

Igball Jashari (17), Dion Gallapeni (18), Olt Pllana (18), Arlind Dobroshevci (16) dhe Donart Llabjani (18) janë lojtarët që kanë firmosur të mërkurën me FC Prishtinën.

Para tyre, me ekipin prishtinas ka nënshkruar edhe talenti tjetër i futbollit kosovar, 16-vjeçari Amar Demolli, i cili tash e disa ditë është prezantuar nga klubi.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë:

Sulmuesi i FC Prishtinës, Igball Jashari, tashmë e ka nënshkruar kontratën profesionale me klubin. Igballi është pasardhës i familjes legjendare Jashari nga Prekazi i Skenderajt. Ai është zhvilluar si futbollist te Shkolla e Futbollit “Kurda” derisa është edhe reprezentues i Kosovës U19. Igballi i bashkohet ekipit të parë nga skuadra e juniorëve.

𝙄𝙜𝙗𝙖𝙡𝙡 𝙅𝙖𝙨𝙝𝙖𝙧𝙞:“Deri më tani kam pasur një zhvillim të mirë tek juniorët e Prishtinës si në ndeshje po ashtu edhe në stërvitje ku unë jap maksimumin. Normalisht, unë çdo herë kërkoj më shumë nga vetja dhe do të vazhdoj të punoj që të jem edhe më i kënaqur. Si çdo lojtar ambicioz edhe unë pres momentin tim për të debutuar pasi që për këtë punoj dhe angazhohem tej mase”.

Mesfushori defanziv Dorart Llabajni më herët ka qenë pjesë e Dinamos nga Ferizaj si dhe grupmoshat e reja te Prishtinës.

𝘿𝙤𝙣𝙖𝙧𝙩 𝙇𝙡𝙖𝙗𝙟𝙖𝙣𝙞: “Padyshim se është një nder dhe privilegj që i jam bashkuar klubit më të trofeshëm të Republikës së Kosovës, por një herit është edhe përgjegjësi sepse kërkohet të jepet maksimumi nga vetja për të bërë më të mirën. Unë do të vë në funksion tërë shkathtësitë, aftësitë dhe potencialin tim për t’i bindur trajnerët dhe tërë stafin e klubit për të qenë pjesë e ekipit së parë. Prishtina është një nga ëndrrat e mija që kam filluar për t’i realizuar dhe padyshim se bartja e fanellës së Prishtinës pos që jep krenari të ngarkon edhe më shumë përgjegjësi”.

Olt Pllana vjen nga skuadra prishtinase Rilindja. 18-vjeçari aktivizohet si mesfushor qendror.

𝙊𝙡𝙩 𝙋𝙡𝙡𝙖𝙣𝙖:“Jam tejet i lumtur për faktin që kam pasur rastin t’i bashkohem ekipit të Prishtinës, pasi që kjo ka qenë një ndër synimet e mia për një kohë të gjatë. Pretendoj që medoemos të zë vend në përbërjen bazë. Bartja e fanellës së Prishtinës me dinjitet, do të ishte nder dhe një privilegj i jashtëzakonshëm për mua”.

Dion Gallapeni “gradohet” te ekipi i parë nga Shkolla e Futbollit “Prishtina”. Ai është zhvilluar si lojtar te Shkolla e Futbollit “FC Winner Prizren”. Gallapeni luan si sulmues anësor.

𝘿𝙞𝙤𝙣 𝙂𝙖𝙡𝙡𝙖𝙥𝙚𝙣𝙞:“Jam shumë i kënaqur dhe privilegj shumë i madh që të jem pjesë e Prishtinës. Falënderoj klubin për mundësin e dhënë. Do të jetë një sfidë e madhe që të bëhem pjesë e 11-shes së parë sepse ka shumë lojtarë kualitativ, por mendoj se me punë do t’i arrijë të gjitha. Për mua ta mbajë veshur fanellën e klubit më të trofeshëm në Kosovë është nder dhe krenari”.

Arlind Dobroshevci luan si sulmues dhe deri më tash është paraqitur me grupmoshën e Prishtinës U-17 ku ka qenë edhe shënuesi më i mirë i gjeneratës. Ai më herët ka luajtur edhe në Shkollën e Futbollit “Kurda” dhe ka qenë pjese e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës U15 dhe U17.

𝘼𝙧𝙡𝙞𝙣𝙙 𝘿𝙤𝙗𝙧𝙤𝙨𝙝𝙚𝙫𝙘𝙞:“Si i ri në moshë, jam shumë i lumtur dhe krenar që po filloj një kapitull të ri të karrierës sime në klubin më të madh në Kosovë, FC Prishtina. Ky klub përputhet me ambiciet e mia për futbollin. Me punë, vullnet dhe përkushtim shpresoj që një ditë të bëhem pjesë e përbërjes startuese të ekipit. Është nder dhe privilegj i madh për të bartur fanellën e Prishtinës. Mezi pres të hyj në fushën e stadiumi “Fadil Vokrri””.

JU REKOMANDOJMË

Diaaaaaaaaaazzzz, Bayern ia tund portën Madridit

Diaaaaaaaaaazzzz, Bayern ia tund portën Madridit
07/04/2026 - 21:48

Luis Diaz ka shënuar një gol të bukur në ndeshjen e parë të çerekfinales Real Madrid-Bayern Munich. Diaz shënoi falë një asisti të bukur të Serge Gnabry, që...

Më shumëDetails

Thirrjet e tifozëve kundër myslimanëve, Federata e Futbollit të Spanjës rrezikon dënim të rëndë

Thirrjet e tifozëve kundër myslimanëve, Federata e Futbollit të Spanjës rrezikon dënim të rëndë
07/04/2026 - 18:19

FIFA ka nisur zyrtarisht një procedurë disiplinore ndaj Federatës Spanjolle të Futbollit, pas incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes miqësore kundër Egjiptit. Sipas raportimeve, gjatë zhvillimit të takimit, një...

Më shumëDetails

Barcelona e di tashmë çmimin e Fisnik Asllanit

Barcelona e di tashmë çmimin e Fisnik Asllanit
07/04/2026 - 16:12

Barcelona tashmë e di çmimin që duhet të paguajë nëse dëshiron të mbyllë transferimin e Fisnik Asllanit, ylli kosovar që aktualisht luan te klubi gjerman Hoffenheim. Klubi katalanas...

Më shumëDetails

Mourinho “shpërthen” pas barazimit: Titulli i humbur, ka lojtarë që s’do t’i fus në lojë më…!

Mourinho “shpërthen” pas barazimit: Titulli i humbur, ka lojtarë që s’do t’i fus në lojë më…!
07/04/2026 - 11:58

Trajneri i Benficas, Jose Mourinho, ka bërë një deklaratë të fortë për mediat pas barazimit 1:1 ndaj Casa Pia, duke pranuar se gara për titull tashmë ka përfunduar...

Më shumëDetails

Legjenda e Shqipërisë për Vedat Muriqin: Është sulmuesi shqiptar më i miri gjatë 35 viteve të fundit!

Legjenda e Shqipërisë për Vedat Muriqin: Është sulmuesi shqiptar më i miri gjatë 35 viteve të fundit!
07/04/2026 - 11:55

Legjenda e Shqipërisë, Ervin Fakaj ka dhënë një koment në lidhje me sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqin. Fakaj, i cili luante si mbrojtës – tha se...

Më shumëDetails

Maguire rinovon me Manchester United deri në 2027

Maguire rinovon me Manchester United deri në 2027
07/04/2026 - 11:53

Harry Maguire ka vendosur të vazhdojë aventurën me Manchester United, duke rinovuar kontratën deri në verën e vitit 2027, me opsion edhe për një vit shtesë. Mbrojtësi anglez...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Thahet fyti”, LVV u sulet kundërshtarëve politikë në Prishtinë, i barazon me strukturat kriminale të Veriut

    Gjykata pritet të lëshojë urdhërarrest për deputetin e VV`së

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • BIK njofton se ka ndërruar jetë një imam kosovar

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Çështja e Presidentit, ky është qëndrimi i Lutfi Hazirit?

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Policia e Kosovës shpall konkurs për vende pune

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Rusia dhe Kina vënë veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për votën mbi Ngushticën e Hormuzit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë