Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Moslicencimi i FFK’së, Ahmeti kritikon Agim Ademin: U humbën rreth gjysmë milioni euro, klubet të reflektojnë

08/01/2023 - 12:38
në Sport
A A
Moslicencimi i FFK’së, Ahmeti kritikon Agim Ademin: U humbën rreth gjysmë milioni euro, klubet të reflektojnë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-zëvendës/sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Arianit Ahmeti ka akuzuar kryetarin e FFK’së, Agim Ademi dhe ushtruesin e detyrës të sekretarit, Taulant Hodaj për (mos) licencimin e FFK’së nga Komisioni Vlerësues për Licencim të Federatave Sportive të MKRS’së, transmeton Gazeta Metro.

Ahmeti ka thënë se një nga arsyet pse FFK’ja ende nuk është licencuar nga MKRS janë pozitat që mbajnë krerët e FFK’së.

Ai ka përmendur aktakuzën e Agim Ademit që dyshohet se së bashku me Muharrem Ramën më 2012 e kishin kërcënuar dhe sulmuar Dritëro Kadollin, duke i kërkuar atij para në vlerë prej 30 mijë euro ose një veturë luksoze “BMW X5”, ndërsa edhe pozitën që mban Taulant Hodaj.

”Sekretari i FFK-së është ushtrues detyre në federatë, por që ushtron edhe detyrën e avokatit me kompanin e tij “Hodaj&Partners”. Se a ka konflikt interesi pozita e tij si U.D Sekretarit Gjeneral i FFK dhe avokat për ta mbrojtur Agim Ademin në Gjykatë duhet ta vlersojnë organet e drejtësisë,” ka shkruar ai.

Tutje, ai pretendon se për vitin 2022 FFK’ja ka humbur rreth gjysmë milioni euro nga mos marrja e vërtetimeve për sponsorizim ”shkak mos licencimi”.

”Për të mbajtur pozitën në kundërshim me çdo ligj/rregullore/statut dhe kod të etikes Agim Ademi klubeve si duket ju ka humbur mjetet që llogaritet të jenë miliona euro nga sponsorizimi, në mungesë të marrjes së vërtetimit nga MKRS dhe do humbasin edhe miliona tjerë si duket, nëse nuk ka reflektim të vet klubeve,” ka shkruar ai.

Gjithashtu, Arianit Ahmeti shkroi edhe rreth ‘ikjes’ së sulmuesit, Agon Sadiku nga kombëtarja e Kosovës, i cili pasi u grumbullua me ‘Dardanët’ në miqësoret e muajit nëntor tani i është bashkangjitur Finlandës në një kamp që po mbahet në Danimarkë.

”Problemi tani më është kredibiliteti i institucionit të futbollit tonë, futbollistët po e braktisin Kombetarën e Kosovës jo me vetëm për Shqiperinë, Zvicrrën, Gjermaninë apo Suedinë, por edhe Finlanda po ia merr lojtarët Kosovës. Lexo deklaraten e Agon Sadikut përse ka ndryshuar fanelën Kosovës dhe i është bashkuar Finlandës,” ka shkruar Ahmeti.

Në fund, ai akuzoi Agim Ademin se e ka kthyer institucionin më të lartë të futbollit në vend si mburojë të tij, duke u fshehur pas FFK’së për të kaluarën e tij me vepra kriminale.

JU REKOMANDOJMË

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët e Ronaldos pas golit: Ai u kthye

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët e Ronaldos pas golit: Ai u kthye
25/06/2026 - 22:56

Një analizë e pazakontë e ndeshjes së Portugalisë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve, pasi një ekspert i leximit të buzëve pretendon se ka zbuluar fjalët e Cristiano Ronaldos...

Më shumëDetails

Protagonizmi i “pleqve”, befasitë e rekordet – Gjithçka nga Botërori deri më tash

Protagonizmi i “pleqve”, befasitë e rekordet – Gjithçka nga Botërori deri më tash
25/06/2026 - 22:52

Kupa e Botës 2026 në futboll që po mbahet në Amerikë, Kanada e Meksikë, tashmë ka bërë befasitë e para. Shumë ndeshje, përballje, e emocione të mëdha kanë...

Më shumëDetails

Neymar: Zemra më rrihte fort në rikthimin te Brazili pas 981 ditësh mungesë

Rikthehet Neymar pas lëndimit që pësoi vitin e kaluar
25/06/2026 - 19:57

Ylli brazilian Neymar ka përjetuar emocione të forta në rikthimin e tij te kombëtarja e Brazilit, pas një mungese prej 981 ditësh nga futbolli ndërkombëtar për shkak të...

Më shumëDetails

Stadiumet më të mira të Botërorit 2026

Stadiumet më të mira të Botërorit 2026
25/06/2026 - 17:46

Kjo Kupë e Botës që po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada ka sjellë bukuri për sy sa u përket stadiumeve. Nga stadium ikonik...

Më shumëDetails

Gjermania me dy ndryshime në mbrojtje për duelin e fundit në fazën e grupeve të Botërorit

Gjermania me dy ndryshime në mbrojtje për duelin e fundit në fazën e grupeve të Botërorit
25/06/2026 - 15:12

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka njoftuar dy ndryshime në formacionin titullar të Gjermanisë për ndeshjen e ardhshme ndërkombëtare. Në krahun e majtë të mbrojtjes, David Raum i...

Më shumëDetails

FIFA vendos rregulla të rrepta për fituesin e Botërorit

FIFA vendos rregulla të rrepta për fituesin e Botërorit
25/06/2026 - 14:57

Skuadra që do të shpallet kampione e Kupës së Botës 2026 nuk do të festojë vetëm trofeun, por do të duhet të respektojë edhe një sërë rregullash të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    204 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 51
  • Murati jep lajmin e shumëpritur, ekzekutohen 100 eurot për këtë kategori

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ish shefi i kabinetit të Kurtit rehatohet në pozitë të rëndësishme shtetërore

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Këta deputetë nuk do ta votonin një koalicion me LVV-në”

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Shteti pagoi 91 mijë euro pensione për persona të vdekur

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë