Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tre vëllezërit boksierë nga Gjakova synojnë t’i sjellin Kosovës medalje ndërkombëtare

16/01/2023 - 22:22
në Sport
A A
Tre vëllezërit boksierë nga Gjakova synojnë t’i sjellin Kosovës medalje ndërkombëtare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sali, Hykber dhe Leotrim Hajdaraj janë vëllezërit nga komuna e Gjakovës që merren me sportin e boksit, derisa janë pjesë e Klubit të Boksit “Sport Center”. Ata kanë filluar t’i renditin sukseset në rrafshin vendor, derisa synim kryesor kanë t’i sjellin Kosovës medalje nga garat ndërkombëtare.

Sportistët nga qyteti i Gjakovës shpeshherë kanë lënë gjurmë në sportin vendor, por edhe në atë ndërkombëtar. Një gjë të tillë pritet ta bëjnë edhe tre vëllezërit boksierë Sali, Hykber dhe Leotrim Hajdaraj të cilët kanë filluar t’i renditin sukseset në rrafshin vendor, derisa synojnë që në të ardhmen t’i sjellin Kosovës medalje edhe nga garat ndërkombëtare.

Boksieri Sali Hajdaraj nga fshati Devë e komunës së Gjakovës bashkë me vëllezërit e tij Hykberin dhe Leotrimin stërviten në Klubin e Boksit “Sport Center”. Salihi është shpallur nënkampion në Kampionatin Individual të Kosovës në vitin që sapo lamë pas. “Me sportin e boksit merrem që një vit. Sportin e boksit e fillova në moshën 16 vjeçare. Stërvitem nga trajnerët Leonard Hoxha, Lekë Ramoja dhe Agim Shala, të cilëve u jam shumë mirënjohës për përkushtimin dhe mundin e tyre të palodhshëm. Ne stërvitemi pesë herë në javë, nga dy orë dhe dy herë në ditë. Gjatë këtij viti unë zhvillova pesë meçe, ku në këto meçe nuk ishte dhe aq lehtë, por ia arrita t’i përmbyllë me sukses. Në meçin e fundit në Kampionatin Individual të Kosovës arrita të bëhem nënkampion i Kosovës, por për vitin 2023 kam pritshmëri më të mëdha, sepse në vitin 2023 pres të zhvilloj më shumë ndeshje e t’i sjell më shumë medalje qytetit tim. Gjithashtu një ndër pritshmëritë më të mëdha është edhe përfaqësimi i Kosovës që të sjell medalje evropiane, pse jo edhe botërore”, ka thënë Sali Hajdaraj.

Djaloshi tjetër nga familja Hajdaraj nga Deva që merret me sportin e boksit është Hykberi. Edhe ky ka pasur një vit të suksesshëm. “Gjatë këtij viti kam zhvilluar shtatë meçe. Të gjitha i kam përmbyllur me sukses, po ashtu në dy meçet e fundit në Kampionatin Individual të Kosovës boksova në gjysmëfinale dhe në finale ku nëpërmjet këtyre ndeshjeve arrita të bëhem kampion i Kosovës për vitin 2022/2023 në peshën 54 kg, ndërsa në vitin 2023 pres ta përfaqësoj Kosovën edhe në garat ndërkombëtare, pse jo të sjell edhe medalje”, ka deklaruar Hykberi Hajdaraj.

JU REKOMANDOJMË

Nora Gjakova i jep fund karrierës si sportiste
Sport

Nora Gjakova i jep fund karrierës si sportiste

31/12/2025 - 14:31
Jashari dhe Muja takohen në Kosovë dhe prezantojnë veturat luksoze
Sport

Jashari dhe Muja takohen në Kosovë dhe prezantojnë veturat luksoze

31/12/2025 - 10:08
Pa problem edhe për Senegalin e Kongon, kalojnë tutje
Sport

Pa problem edhe për Senegalin e Kongon, kalojnë tutje

30/12/2025 - 22:15
Ronaldo shënon golin e 957 në karrierë, devijon me shpinë goditjen e Felix
Sport

Ronaldo shënon golin e 957 në karrierë, devijon me shpinë goditjen e Felix

30/12/2025 - 20:09
Ishte -10 gradë, portieri i ekipit turk pi çaj gjatë ndeshjes për t’u ngrohur
Sport

Ishte -10 gradë, portieri i ekipit turk pi çaj gjatë ndeshjes për t’u ngrohur

30/12/2025 - 18:00
Milan kryeson renditjen e shikueshmêrisë
Sport

Milan kryeson renditjen e shikueshmêrisë

30/12/2025 - 14:03

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Feis-Com Beton” përmbyll vitin me mbrëmje të veçantë me stafin dhe partnerët

    “Feis-Com Beton” përmbyll vitin me mbrëmje të veçantë me stafin dhe partnerët

    185 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Astrologia e njohur parashikon ‘fatin’ e Kurtit për vitin e ardhshëm

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Garë e ashpër mes disa emrave të LDK-së për të fituar mandatin e deputetit

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Kjo është femra që humbi jetën dje në një vilë në Pejë

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Lumir Abdixhiku jep dorëheqje zyrtarisht në Kuvendin e LDK-së

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë