Arsenali ka vazhduar kontratën me brazilianin 21-vjeçar Gabriel Martinelli deri në vitin 2027.
Në njoftimin e klubit londinez, thuhet se me futbollistin e ri është lidhur një kontratë e re.
“Jemi të kënaqur që Gabi ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë”, tha në një deklaratë menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta.
Martinelli në 19 ndeshje të Premier Ligës për Arsenalin gjatë këtij sezoni shënoi shtatë gola.
Në vitin 2019, Martinelli u transferua nga klubi brazilian Ituano te Arsenali.
Ai pati gjashtë paraqitje me fanellën e kombëtares braziliane.













