Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga KF Trepça në futbollin kroat, Florent Hyseni që po shkëlqen këtë sezon me ekipin Zmaj

14/02/2023 - 19:43
në Sport
A A
Nga KF Trepça në futbollin kroat, Florent Hyseni që po shkëlqen këtë sezon me ekipin Zmaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

5 gola dhe 3 asiste në 13 ndeshje janë shifrat të cilat i ka realizuar Florent Hyseni në Ligën e Tretë të Kroacisë, për ekipin HRNK Zmaj Makarska, gjatë sezonit vjeshtor të vitit 2022.

Gjatë sezonit të tij të parë, 19-vjeçari nga Mitrovica, në një intervistë për Gazetën Sinjali tregoi eksperiencën e tij në Kroaci dhe për punën të cilën e ka zhvilluar sa ishte pjesë e KF Trepçës, ku e vlerësoi se e ka ndihmuar shumë në rrugëtimin e tij drejt ekipeve evropiane.

“Punë në akademinë e Trepçës më ka ndihmuar shumë, jam i kënaqur që kam luajtur në një ekip profesional si Trepça, më ka ndihmuar të shkoj në Kroaci, në Makarska, në ekipin Zmaj, ku kam menaxher Naim Bahtirin, po ashtu jam i kënaqur edhe me trajnerat e mi që i kam pasur, Emin Baliqi dhe Shpëtim Fetahu” – u shpreh Hyseni për Sinjalin.

“Pingji” i njohur ndryshe nga shokët e tij, kishte pasur paraqitje të mira edhe në miqësoret e zhvilluara të KF Trepçës me ekipet si Fenerbahçe, Hajduk Split e Dinamo Zagreb, ku në ndeshjen kundër Hajdukut të Spliti kishte kontribuar me gol në fitoren e KF Trepçës.

Shpëtim Fetahu dhe Emin Baliqi ishin dy trajnerët të cilët Hysenin e kishin përcjellë që nga grupmoshat e hershme dhe kishin punuar me të. Baliqi e cilësoi Florentin si një punëtor dhe një futbollist me tipare të veçanta.

I pyetur se çfarë e ka dalluar Hysenin që të arrijë deri tek ky nivel, Baliqi u shpreh: “Florenti i ka disa veçori, zakonisht sulmuesit kërkohen, ka një forcë eksplozive, një qetësi para golit, ka disa tipare që janë të sulmuesve të veçantë që nuk është lehtë t’i krijosh dhe Florenti është ai i cili ka arritë që  përmes punës së tij prej vogjëlisë e deri tash t’i tregojë aftësitë e veta, ndoshta jo në një rang shumë të lart të futbollit kroat, por të paktën është afër që prej aty të tregojë vlerat e tij dhe të ngjitet më lart.”

WhatsApp Image 2022 12 24 at 18.01.08 1024x683 1

Për Hysenin disa fjalë i tha edhe menaxheri i tij dhe pronari i shkollës së futbollit të Trepçës, Naim Bahtiri, duke treguar se për talentin nga Mitrovica ka interesim qysh tash nga ekipe më të mëdha në Kroaci.

“Florenti është shumë punëtor i madh, super lojtar, ka kriju paraqitje të mira këtë sezon ku ka shënuar gola dhe asiste. Ka interesim prej klubeve të Ligës së Dytë të Kroacisë, klube të mëdha me emër, por njëherë për momentin këtë sezon do të mbetet aty.”

Puna e klubit KF Trepça përpos se ka nxjerrë një lojtar si Florenti, stafi i tyre kanë pritshmëri të mëdha edhe për lojtarët si Fatjon Bunjaku, Elmedin Rama, Endrit Emini, Bleond Rexhepi e disa të tjerë që konsiderohen si talentë dhe kanë potencialin të ndjekin rrugën e Hysenit apo edhe më lartë.

Hyseni sa ishte pjesë e Klubit Futbollistik Trepça, kishte pranuar ftesë dhe kishte pasur paraqitje edhe për Kombëtaren e Shqipërisë U-17 dhe për Kombëtaren e Kosovës U-19.

JU REKOMANDOJMË

Luan Krasniqi për Hrgoviq-Itauma: Kampionët nuk lindin vetëm në ring, por edhe përmes karakterit

Luan Krasniqi për Hrgoviq-Itauma: Kampionët nuk lindin vetëm në ring, por edhe përmes karakterit
31/08/2026 - 11:18

Legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi, ka reaguar pas përballjes së madhe në peshat e rënda mes Filip Hërgoviqit dhe Moses Itauma-s, duke e cilësuar atë si një...

Më shumëDetails

Reali i shënoi 4 gola, Mourinho: Bukuria është edhe mënyra se si mbrohemi

Mourinho “shpërthen” pas barazimit: Titulli i humbur, ka lojtarë që s’do t’i fus në lojë më…!
31/08/2026 - 11:17

José Mourinho, në stilin e tij, përcjell mesazhe sa herë që i jepet mundësia, përmes mediave, qoftë për lojtarët, tifozët apo skuadrat rivale. Pas fitores 4-0 ndaj Malagas,...

Më shumëDetails

Fofana duhet të zgjedhë: Galatasaray, dy klube franceze dhe një spanjoll pas tij

Fofana duhet të zgjedhë: Galatasaray, dy klube franceze dhe një spanjoll pas tij
31/08/2026 - 11:16

Youssouf Fofana është mesfushori që vitin e kaluar të gjithë te Milani e dëshironin, ndërsa tani francezi është në ikje e sipër. Ai nuk ka numër fanelle dhe...

Më shumëDetails

Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin

Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin
30/08/2026 - 19:10

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Malagas, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në La Liga. Golat për skuadrën e Jose...

Më shumëDetails

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën
30/08/2026 - 16:44

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar ekipin kosovar të xhudos për suksesin e radhës në garat e zhvilluara në Taranto. Kurti ka vlerësuar punën, sakrificën...

Më shumëDetails

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar
29/08/2026 - 21:31

Ka përfunduar në barazim 2-2 përballja mes Gjilanit dhe Dukagjinit, në një ndeshje interesante të zhvilluar nën dritën e reflektorëve. Gjilani kaloi i pari në epërsi me Morinën,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë