Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal: Komuna e Mitrovicës lidh kontratë 48% më të shtrenjt se çmimi i parashikuar, vetëm matja gjeodezike për 394 metra rrugë do të kushtoj 92 mijë euro

23/02/2023 - 18:00
në Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për më shumë se një dekadë është raportuar se në shumë raste ka pasur keqpërdorime në Kosovë, më rastin e asfaltimit të rrugëve lokale, regjionale e autostradave, dyshime të cilat po vazhdojnë akoma, duke pasur parasysh çmimet shumë të larta në pozicione të caktuara brenda kontratave që lidhen mes institucioneve të Kosovës dhe operatorëve ekonomikë.

Në redaksinë e Veriu.info ka ardhur një raportim, i cili përmbanë edhe dokumente zyrtare, mbi të cilat hedhet dyshime se si për ndërtimin e rrugës “Lah Nimani” në Mitrovicë do të investohen mbi 890 mijë euro, anipse rruga është e gjatë vetëm 394 metra.

KËTU GJENI KONTRATËN: SHKARKO DOKUMENTIN

Veriu.info ka siguruar kontratën e komunës së Mitrovicës të lidhur me Grupin e operatorëve ekonomik: Bujar Shabani B.I., Kosova asfalt Sh.P.K., EL-BAU Sh.P.K., Urban O.P., e cila mbanë datën e nënshkrimit 24.11.2022 dhe përfundon pas dy vitesh, më saktësisht më datë 22.11.2024.

Edhe pse e gjatë më pak se 400 metra, më saktësisht 394.6 metra, shihet se rregullimi i rrugës “Lah Nimani” do t’i kushtojë jashtëzakonisht shumë komunës së Mitrovicës. Kjo pasi që me rastin e shpalljes së kontratës, komuna e Mitrovicës ka paraparë që ky projekt të kushtojë 600 mijë euro, ndërsa fituesi i tenderit ka ofertuar më çmim 892,453,40 euro, që i bie 48.74% mbi vlerën e parashikuar nga autoriteti kontraktues.

Anomalia, nëse mund ta quajmë në rastin më të butë, e që realisht është fryrja e dyshuar manipulative e çmimeve ka ndodhur në të paktën tri pozicione brenda kësaj kontrate. Më saktësisht te incizimi gjeodezik i këtij projekti që do të kushtojë 92,609.40 euro. Pra, sipas kontratës së nënshkruar për 394 metra gjatësi rrugore, komuna e Mitrovicës do të paguaj mbi 92 mijë euro, punë e cila mund të kryhet me aparatura të një zyreje modeste gjeodezike.

Veriu.info pas shikimit të kontratës ka parë (shiko dokumentin) se për shënim gjeodezik gjatë punëve paraprake janë paraparë të paguhen 15.389 euro.

Sikur të mos mjaftonte kjo matje gjeodezike, në kontratën e nënshkruar nga komuna e Mitrovicës dhe operatori ekonomik është paraparë që fiksimi i pikave kontrolluese gjeodezike për ndërtimin e kanalizimit fekal të kushtoj 39 mijë euro (shiko dokumentin).

Shpenzime marramendëse të matjeve gjeodezike për këtë rrugë më të shkurtër se 400 metra, nuk përfundojnë me kaq, pasi që ‘qershia mbi tortë’ parashihet edhe në një pozicion tjetër për matje gjeodezike, nga i cili është paraparë t’i paguhen operatorit ekonomik 38 mijë e 220 euro (shiko dokumentin), e që në përshkrim të tij shihet se është pozicion i njëjtë i emërtuar sikur pozicioni prej 39 mijë euro. Pra, komuna në bazë të kontratës, do të paguaj dy herë për pozicionin e fiksimit të pikave kontrolluese gjeodezike për ndërtimin e kanalizimit fekal në rrugën “Lah Nimani”

Veriu.info ka kontaktuar me disa zyre gjeodezike private, të cilat kanë pranuar të flasin por vetëm në kushte anonimiteti, ku kanë thënë se matja gjeodezike për 1 km rrugë kushton rreth 2 mijë euro. Duke pasur parasysh këtë, del dyshimi i bazuar se buxheti i komunës së Mitrovicës do të dëmtohet për rreth 90 mijë euro vetëm nga pozicionet e matjeve gjeodezike të parapara me këtë kontratë.

Nga pozicionet brenda kontratës shihet se matja gjeodezike kushton 39 euro për 1 metër gjatësi, përderisa 1 m2 asfalt (në të dy shtresat) do të kushtoj 35.90 euro (pozicioni 3.4 është 19.90 m2 dhe pozicioni 3.5 është 16. euro m2). Kjo tregon se më lirë do të kushtoj 1 m2 asfalt, se sa një metër e matje gjeozedike vetëm në njërin prej tre pozicioneve, pasi që kontrata parasheh se do të bëhet të paktën tri matje/fiksime gjeodezike, ku për secilën prej tyre do të paguhen nga 39 euro për 1 metër gjatësi të kësaj rruge.

Por dyshimet për çmimejashtëzakonisht të shtrenjta në këtë kontratë nuk përfundojnë me kaq, pasi që Veriu.info ka hulumtuar kontrata të nënshkruara nga institucionet publike për pozicionet ‘furnizim e punim i asfaltit 0-22mm’ dhe ‘shtresë e asfaltit’ 0-16mm, ku gazeta Veriu.info ka mësuar së mesatarisht çmimi i tregut sillet rreth 16.5 euro. Kjo do të thotë se buxheti i komunës në bazë të këtyre dy pozicioneve të kësaj kontrate do të dëmtohet për rreth 134 mijë euro.

Kush është Bujar Shabani?

Kontrata e lidhur mes komunës së Mitrovicës dhe tre operatorëve ekonomikë, del të jetë që dy nga katër operatorët ekonomikë janë në pronësi të biznesmenit Bujar Shabani, ndaj të cilit në vitin 2022 Prokuroria Themelore e Ferizajit kishte ngritur aktakuzë për mashtrim në tenderë publikë.

Prokuroria kishte kërkuar që biznesmeni Bujar Shabani të përjashtohet nga pjesëmarrja në tender publikë.

Ai dyshohet se ka mashtruar fillimisht në tenderin “Asfaltimi i rrugëve në fshatin Jezerc” në vlerë prej 5.2 milionë euro të cilin e ka fituar dhe në tenderin “Zgjerimi i rrugës së fshatit Bibaj, kyçja në autostradë Arbër Xhaferi”, gjatë procedurave të konkurimit, tender të cilin nuk e kishte fituar.

Detaje të aktakuzës kundër shokut multimilioner të Hysen Durmishit

Biznesmeni Shabani dyshohet se ka mashtruar inxhinierin Arben Vranovci që jeton në Norvegji, diplomën e të cilit e kishte përdorur për konkurime në tenderë, fillimisht pa marrëveshje kontraktuale e pastaj edhe me nënshkrim marrëveshje, gjë për të cilën inxhinieri nuk ishte kontaktuar asnjëherë. Inxhinieri Vranovci kur ka kuptuar diploma e tij po shfrytëzohet tinëz kishte denoncuar rastin në prokurori.

Por ky nuk është rasti i vetëm, pasi biznesmeni Shabani dyshohet se ka mashtruar edhe me gjeodeten Violeta Aliu Bislimi, licencën e së cilës e kishte përdorur jashtëligjshëm pasi kjo e fundit ishte punësuar në komunën e Ferizajit, dhe licenca është jovalide nëse personi punon në një institucion publik.

Biznesmeni Shabani njihet për lidhjet e afërta me zëvendësministrin aktual të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, me të cilën është parë shpeshherë i shoqëruar. Vet ministri ka deklaruar se me Shabanin njihet që nga viti 2000.

JU REKOMANDOJMË

E shantazhoi një grua me foto për mbi një vit, ia mori 50 mijë euro – Arrestohet në flagrancë i dyshuari në Prizren, detaje

Sulmi në Skenderaj, aktivizohen Policia dhe Prokuroria
13/08/2026 - 16:56

Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka njoftuar për arrestimin e një personi, S.Q, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Shantazh’’, dhe, ‘’Ngacmim’’. Në komunikatë bëhet...

Më shumëDetails

Ishin planifikuar 500 mijë euro, por pagesat arritën mbi 5.3 milionë, aktakuzë ndaj katër zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës

Ishin planifikuar 500 mijë euro, por pagesat arritën mbi 5.3 milionë, aktakuzë ndaj katër zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës
13/08/2026 - 16:50

Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Në komunikatë bëhet e ditur se, të dyshuarit, B.R, B.H, R.Q dhe, N.L, në cilësinë...

Më shumëDetails

Adnan Rustemi për përplasjen me Mërgim Lushtakun: Tentoi të ushtrojë dhunë fizike

Adnan Rustemi për përplasjen me Mërgim Lushtakun: Tentoi të ushtrojë dhunë fizike
13/08/2026 - 16:29

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rustemi, ka folur për incidentin e ndodhur në Kuvendin e Kosovës, ku sipas tij, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka tentuar të ushtrojë...

Më shumëDetails

Gjermania dhuron rreth 3 milionë euro për avancimin e kapaciteteve të FSK-së

Gjermania dhuron rreth 3 milionë euro për avancimin e kapaciteteve të FSK-së
13/08/2026 - 16:12

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën Federale të Gjermanisë, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Gafurr Dugolli dhe atasheu gjerman i mbrojtjes në Kosovë, nënkolonel Guido...

Më shumëDetails

Ekstradohen në Kosovë një kosovar dhe një serb nga Gjermania e nga Hungaria, kërkoheshin për trafikim të narkotikëve

Ekstradohen në Kosovë një kosovar dhe një serb nga Gjermania e nga Hungaria, kërkoheshin për trafikim të narkotikëve
13/08/2026 - 15:58

Policia e Kosovës, ka njoftuar për dy raste të ekstradimit që janë zhvilluar drejt Kosovës, nga dy shtete të tjera. Policia njofton se më datën 12.08.2026, është ekstraduar...

Më shumëDetails

Trump thotë se SHBA-ja po i zhvillon pa ‘bujë’ negociatat me Iranin

Trump thotë se SHBA-ja po i zhvillon pa ‘bujë’ negociatat me Iranin
13/08/2026 - 15:43

Pasi Irani i ashpërsoi kërkesat gjatë fundjavës si kusht për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, presidenti Donald Trump nuk kërcënoi me sulme të reja, por në vend të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ky është identiteti i personit të arrestuar si i dyshuar për kërcënim ndaj Ramush Haradinajt

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Mërgimtari hyn “i përgatitur” në Kuvend, bën thirrje skandaloze për pushkatimin e Ramush Haradinajt

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro një milion euro

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Ahmeti: E kam ruajtur tepër paranë publike, e kam shkatërruar vetën dhe familjen time

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë