Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zhegrova: Unë mund ta ndryshoj lojën për pak minuta, jam i lumtur për golat

04/04/2023 - 14:01
në Sport
A A
Lëndohet Zhegrova, a do të luajë në ndeshjen e nesërme?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Edon Zhegrova ndihet mjaft i lumtur për dy golat e tij dhe për fitoren e Lillet në fundjavë.

Ylli kosovar u inkuadrua në fund të ndeshjes me Lorientin duke i realizuar dy gola për tetë minuta, me ç’rast u bë hero i ekipit të tij.

“Edhe nëse hyn në lojë për pesë, dhjetë apo 20 minuta, duhet ta japësh më të mirën nga vetja çdo herë që trajneri ta jep rastin. Është po ashtu stil i lojës sime, sepse unë mund ta ndryshoj lojën. Këtë e bëra dhe jam mjaft i lumtur që ia sigurova tri pikë ekipit”, deklaroi fillimisht Zhegrova në një intervistë me “le11hdf.fr”.
Por, a e ka ëndërruar futbollisti kosovar një skenar të tillë në fund të kësaj loje?

“Të jem i sinqertë, nuk kam ëndërruar ta bëja këtë, por doja ta jepja 100 për qindëshin nga vetja. Synim imi ishte ta ndihmoja ekipin dhe të shënoja gol. Pasi e bëra këtë, isha edhe më i motivuar, kështu që e shënova edhe golin e dytë”, vazhdoi ai.

Zhegrova tregon se, pas angazhimeve me Kombëtaren e Kosovës, arriti vonë në stërvitje, duke iu bashkuar ekipit të premten.

Prandaj edhe luajti më pak në fundjavë, por që ata pak minuta ishin të mjaftueshëm për të që ta bënte diferencën.

Ai thotë se vendimi i takon trajnerit për t’ia dhënë rastin nga fillimi apo jo.

Edoni ushtron çdo ditë që të jetë gati në çdo rast dhe në çdo situatë.

“Nuk ka arsye që ndihem keq apo diçka të tillë. Më duhet të qëndroj i fokusuar dhe të jem gati”, nënvizoi ai.

Zhegrova foli edhe për festën që e bëri me tifozët, të cilëve iu bashkua në tribuna.

“Ata janë të jashtëzakonshëm. Ata e kënduar emrin tim, kjo më bën mjaft krenar. Gjithashtu, ata më thirrën dhe unë shkova. Jam mjaft i lumtur me mbështetjen e tyre”, thotë tutje Zhegrova.

“Ata më thanë faleminderit, ishin mjaft të lumtur. Unë gjithashtu ia dhashë fanellën time një vogëlushi.”

Zhegrova i shënoi tre gola brenda pak ditësh, dy me Lillen dhe një me Kosovën. /Gazeta Express/

JU REKOMANDOJMË

Messi afër rekordit historik – ja formacionet zyrtare Austri – Argjentinë

Messi afër rekordit historik – ja formacionet zyrtare Austri – Argjentinë
22/06/2026 - 18:01

Kampioni në fuqi i Botës, Argjentina zhvillon ndeshjen e dytë të grupeve. Ata përballen ndaj Austrisë në “AT&T Stadium” të Arlingtonit, në një ndeshje të rëndësishme për të...

Më shumëDetails

Ndeshja Franca vs Iraku në dyshim, parashikohet mot me shi dhe bubullima të forta!

Ndeshja Franca vs Iraku në dyshim, parashikohet mot me shi dhe bubullima të forta!
22/06/2026 - 15:28

Ndeshja e shumëpritur mes Francës dhe Irakut në Kupën e Botës 2026 është vënë seriozisht në pikëpyetje për shkak të kushteve të rënda atmosferike që pritet të godasin...

Më shumëDetails

Granit Xhaka provon golfin para ndeshjes ndaj Kanadasë

Granit Xhaka provon golfin para ndeshjes ndaj Kanadasë
22/06/2026 - 15:27

Granit Xhaka, futbollisti i Kombëtares së Zvicrës në stërvitjen e fundit është parë duke luajtur golf. Kapiteni “helvetik”, ka provuar sportin e golfit në kampin e Zvicrës para...

Më shumëDetails

“Ku është Lamine Yamal?”, “Jam këtu”- Ylli spanjoll tallet keq me tifozët e Arabisë Saudite pasi i mposhti

“Ku është Lamine Yamal?”, “Jam këtu”- Ylli spanjoll tallet keq me tifozët e Arabisë Saudite pasi i mposhti
22/06/2026 - 11:37

Lamine Yamal iu është kundërpërgjigjur tifozëve të Arabisë Saudite pasi Spanja e mposhti këtë kombëtare me rezultat 4-0 në ndeshjen e sotme, të vlefshme për Kupën e Botës....

Më shumëDetails

Interesim rekord për Botërorin 2026, stadiumet plot në të gjitha ndeshjet

Interesim rekord për Botërorin 2026, stadiumet plot në të gjitha ndeshjet
22/06/2026 - 11:04

Interesi për Kupën e Botës 2026 po rezulton ndër më të lartët në histori, me stadiume pothuajse të mbushura plot në shumicën e ndeshjeve të zhvilluara deri më...

Më shumëDetails

Mësohet vendi se ku do të luhet ndeshja Izrael – Kosovë

Mësohet vendi se ku do të luhet ndeshja Izrael – Kosovë
21/06/2026 - 19:00

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, do të përballet më 1 tetor në ndeshjen tretë të Grupit 3 të Ligës B të Ligës së Kombeve. Megjithatë, ndeshja nuk do...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet ish-pjesëtari i familjes ‘Gambino’, shqiptari John Alite – dyshohet për dhënie të fajdes

    Arrestohet ish-pjesëtari i familjes ‘Gambino’, shqiptari John Alite – dyshohet për dhënie të fajdes

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Lajm i shumëpritur për bujqit, sot hapet thirrja për pagesat direkte

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Hapet thirrja për aplikim për pagesat direkte në bujqësi, Ministria i fron fermerët dhe subjektet e interesuara që të aplikojnë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Dolce e pamëshirshme për ndjekësit, shfaqet si peshk në mes të detit (Foto +16)

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Nis me shi dhe bubullima, parashikimi i motit për javën tjetër në Kosovë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë