Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekskluzive: Muharrem Sahiti flet për intervistimin e tij nga Policia rreth një veture të FFK-së

07/04/2023 - 14:26
në Sport
A A
Ekskluzive: Muharrem Sahiti flet për intervistimin e tij nga Policia rreth një veture të FFK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ditëve të fundit, Muharrem Sahiti ka qenë në qendër të vëmendjes pas njoftimit të Policisë së Kosovës për intervistimin e tij dhe të tre zyrtarëve të tjerë të lartë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Policia e Kosovës njoftoi se pas hetimeve të bëra, Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë e kishte sekuestruar një veturë, e cila ishte blerë nga Federata e Futbollit, por që në ndërkohë kishte kaluar në pronësi të Muharrem Sahitit, i cili e mban postin e drejtorit të Kombëtares së Kosovës pranë FFK-së.

Ish futbollisti i famshëm kosovar, Muharrem Sahiti, tri ditë pas intervistimit nga Policia, ka pranuar të flas ekskluzivisht për “Gazetën Express”, në përpjekje për ta sqaruar gjithë situatën e kësaj veture që u bë shumë mediatike në vendin tonë.

Drejtori i Kombëtares së Kosovës thotë se veturën në fjalë e mban veç në shfrytëzim dhe se nuk është e tija personale.

“Vetura që po përmendet është aset i Federatës, unë e kam në shfrytëzim për aq sa kam kontratë unë me FFK-në. Ka qenë kërkesë e imja që vetura të regjistrohet në emrin tim dhe këtë e kam bërë shkaku i udhëtimeve të shpeshta që i kam jashtë vendit. Kjo është krejt ajo, nuk ka diçka tjetër”, thekson fillimisht Sahiti për “Express”.

Ish-ndihmës selektori i Kosovës tutje thotë se ndihet plotësisht i pastër dhe tregon se vetura i është kthyer pasi fillimisht ishte sekuestruar nga Policia.

Ai ia lë në dorë drejtësisë këtë punë, të cilën thotë se e kanë nisur disa njerëz, kushedi se me çfarë qëllimi, të cilët e kanë paraqitur rastin në polici.

“Unë ndihem plotësisht i pastër, natyrisht. S’kam bërë asgjë të parregullt. Tek e fundit, le t’ia lëmë këtë punë në dorë Prokurorisë dhe Policisë, ato le ta thonë fjalën e fundit. Veturën e kam unë në pronësi ende”, shton Sahiti.

Sahiti, dikur futbollist i njohur dhe trajner, insiston se karriera e tij e pasur dhe personaliteti që e ka, nuk ia lejojnë kurrë që ta bëjë ndonjë veprim të kundërligjshëm, derisa thotë se gjithmonë ka punuar me nder dhe me qëllim të avancimit të futbollit kosovar, të cilin e kishte ndihmuar edhe në kohërat më të vështira.

57-vjeçari njihet si bashkëpunëtor i ngushtë i kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, i cili po mbahet për një muaj në arrest shtëpiak me akuzat për “keqpërdorim të besimit” dhe për “shmangie nga tatimi”.

Në vazhdën e thirrjes për intervistim të zyrtarëve të Federatës së Futbollit, e cila ka përfunduar nën “llupën” e Njësitit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës, në këtë fillim-jave u thirr edhe Muharrem Sahiti, së bashku me tre zyrtarë të tjerë të profilit të lartë të FFK-së, shkruan “Gazeta Express”.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës për këtë rast thuhej:

“Personat e dyshuar, dyshohet se kanë keqpërdor autorizimet e tyre me qëllim që personit të huaj t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme duke e lejuar pagesën e faturës për blerjen e një veture. Andaj si rezultat i hetimeve të realizuara nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Prishtinë, dyshohet se vetura e lartcekur në mënyrë të kundërligjshme është përvetësuar dhe regjistruar në emër të personit privat në FKK, andaj e njëjta është sekuestruar”, thuhet mes tjerash në njoftim. /Gazeta Express/

JU REKOMANDOJMË

Kylian Mbappe fotografohet duke u puthur në veturë me aktoren e njohur

Kylian Mbappe fotografohet duke u puthur në veturë me aktoren e njohur
04/04/2026 - 10:43

Aktorja Ester Exposito dhe futbollisti Kylian Mbappe kanë shtuar edhe më shumë zërat për një lidhje të mundshme, pasi së fundmi u panë së bashku në Madrid. Ylli...

Më shumëDetails

E trishtë: U rrëzua në ndeshje dhe s’u ngrit më, vdes futbollisti kosovar

E trishtë: U rrëzua në ndeshje dhe s’u ngrit më, vdes futbollisti kosovar
04/04/2026 - 02:33

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në futbollin kosovar, pasi futbollisti i klubit të veteranëve KFV Barileva, Liridon Gubetini, ka ndërruar jetë gjatë një ndeshjeje kundër KFV Deçani, si...

Më shumëDetails

U lëndua në kokë në ndeshjen ndaj Turqisë, Albian Hajdarit iu deshën 16 qepje

U lëndua në kokë në ndeshjen ndaj Turqisë, Albian Hajdarit iu deshën 16 qepje
03/04/2026 - 19:53

Hoffenheimi mund të shpresojë që dy futbollistët e tij nga Kosova, Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu, të jenë në dispozicion për ndeshjen e Bundesligës këtë fundjavë. Të dy...

Më shumëDetails

Emocionon Muric: Jam krenar që jam pjesë e Kosovës dhe këtij ekipi

Emocionon Muric: Jam krenar që jam pjesë e Kosovës dhe këtij ekipi
03/04/2026 - 18:41

Portieri i Kosovës, Aro Muric ka reaguar pasi Kosova nuk ia doli të kualifikohet në Kampionatin Botëror, pasi më finalen e play-offit pësoi humbje nga Turqia. Gardiani i...

Më shumëDetails

Kylian Mbappe për Leo Messin: Ai bën gjithçka në mënyrë perfekte

Kylian Mbappe për Leo Messin: Ai bën gjithçka në mënyrë perfekte
03/04/2026 - 09:15

Ylli francez Kylian Mbappe ka shprehur edhe një herë respektin e madh për legjendën argjentinase Lionel Messi, duke e cilësuar atë si një lojtar të kompletuar që dominon...

Më shumëDetails

Muriqi: Doja të pensionohesha pas Botërorit, po vjen gjenerata e artë e Kosovës

Muriqi: Doja të pensionohesha pas Botërorit, po vjen gjenerata e artë e Kosovës
03/04/2026 - 08:08

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka treguar se kishte planifikuar të pensionohej nga Përfaqësuesja nëse skuadra do të kualifikohej për në Kampionatin Botëror 2026. Ylli i Mallorcas, duke...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    190 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Reagon Donald Trump pas rrëzimit të aeroplanit amerikan në Iran

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Ky është komenti i qytetarit që ofendoi rëndë Ramush Haradinajn, për të cilin Daut Haradinaj paralajmëroi padi

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Xhipi i blinduar i Albin Kurtit kushton 540 mijë euro, i blerë nga një operator në Bullgari”

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Manipulimi i pastër me çmimin e naftës, ja si IP Petrol i saboton inspektorët

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë