Bad News Eagles po vazhdojnë të mahnitin me paraqitjet e tyre në CS:GO.
Pasi e siguroi kualifikimin e Majorit të Parisit, e cila është gara më e madhe dhe më prestigjioze e kësaj loje virtuale, ekipi kosovar ka arsye të festojë përsëri.
Në fakt, shqiponjat e Kosovës e shohin veten në mesin e 20 ekipeve më të mira në botë, në bazë të përditësimit të renditjes më të re, të publikuar nga faqja e specializuar e kësaj pune, hltv.org, përcjell “Gazeta Express”.
Me këta rast, BNE e ka bërë një përparim të hatashëm prej 11 pozitash, të cilat ia mundësojnë të futet në Top 20 të botës.
Ekipi kosovar aktualisht i ka 166 pikë, ndërsa ditë më parë kaloi direkt në fazën “Legends Stage”.
Kohë më parë, BNE mori pjesë në Majorin e Brazilit, ku po ashtu bëri paraqitje fantastike.














