Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

E pabesueshme por e vërtetë! Asnjë klub i futbollit nuk i plotëson krejt kriteret për licencim

14/04/2023 - 12:48
në Sport
A A
E pabesueshme por e vërtetë! Asnjë klub i futbollit nuk i plotëson krejt kriteret për licencim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ditëve të fundit janë shtuar zërat që thonë se procesit të licencimit të Federatës së Futbollit të Kosovës nga Ministria e Sportit po i vjen fundi. Në anën tjetër, burime zyrtare nga Ministria e Sportit i kanë thënë “Gazetës Express” se as edhe një klub i vetëm i futbollit nuk i ka përmbushur deri tash të gjitha kriteret që duhen plotësuar për licencim, ndonëse disa janë afër. Përparimi i FFK-së në përmbushje të kritereve është i pamjaftueshëm. Duhet që së paku 50 për qind e klubeve ta kalojnë këtë proces në mënyrë që të licencohet federata. “Gazeta Express” e sjell rrëfimin e një klubi të Superligës që po bën përpjekje të mëdha e të vazhdueshme për licencim, por pa sukses. Klube si ky ka plot, me mungesë prej dokumenteve e deri te mungesa e historikut të tyre. Sidoqoftë, duket të jetë e domosdoshme mbyllja e njërit sy nga Ministria që ky proces të kalojë sa më shpejt

Procesi i licencimit të Federatës së Futbollit të Kosovës duket se nuk ka kufi.

Federata më e madhe në vend ka mbetur pa u licencuar nga Ministria e Sportit pasi Komisioni Vlerësues për Licencimin e Federatave Sportive ka gjetur vërejtje dhe mangësi në dokumentacione të aplikimit.

Me këtë rast, klubet e futbollit po i humbin miliona euro shkaku i pamundësisë së shfrytëzimit të sponsorëve, të cilët nuk po munden të lehtësohen nga tatimi në fitim shkaku i moslicencimit të FFK-së.

Fillimisht, probleme me licencim kishte Federata e Futbollit të Kosovës, e cila duket se ka përparuar në përmbushjen e kritereve.

Por, kjo është e pamjaftueshme kur klubet që janë nën ombrellën e saj i kanë punët për faqe të zezë.

Nga qindra klube sa janë të regjistruara në shtëpinë e futbollit kosovar, asnjë prej tyre nuk është plotësisht “në vijë”.

Një burim i sigurt nga Ministria e Sportit i ka thënë “Gazetës Express” se asnjë klub i futbollit në Kosovë nuk i plotëson 100 për qind të kritereve për licencim.

“Disa klube janë afër, por s’ka ndonjë klub që i ka plotësuar 100 për qind”, i tha “Expressit” një burim zyrtar i Ministrisë.

Sipas këtij burimi, nuk ka afate të skadimit, vetëm që duhet të plotësohen kriteret dhe sa më shpejt aq më mirë.

Gjithnjë sipas këtij burimi, edhe vetë MKRS-ja dëshiron të kryhet sa më shpejt ky proces dhe FFK-ja të licencohet.

Problemet që u janë shfaqur klubeve pa dyshim se janë mjaft shqetësuese për faktin se për t’u licencuar FFK-ja në MKRS, është kusht që mbi 50 për qind të klubeve të jenë të licencuara nga Ministria e Sportit.

Atyre, Komisioni Vlerësues këtë javë ua ka dërguar përmes e-mailit rekomandimet dhe vërejtjet, me disa kritere që duhet t’i plotësojnë me kusht që të licencohen ato.

Kjo pa dyshim se do ta zvarrisë edhe një kohë licencimin e FFK-së, ndonëse ajo, së bashku me klubet, besonin se licencimi ishte në prag të derës.

Ferizaj është njëri prej klubeve të palicencuara ende nga Ministria.

Presidenti i këtij klubi, Lulzim Abazi, në një bisedë me “Gazetën Express” tregon se është informuar që 90 për qind të klubeve nuk i kanë plotësuar ende krejt kriteret për licencim.

Sipas tij, në këtë “thes” janë futur edhe krejt klubet e Superligës dhe ato të Ligës së Parë, të cilat e përbëjnë boshtin e futbollit kosovar, ndërsa shton nuk ka mundur të merrte informata nëse ndonjë klub eventualisht i plotëson krejt kriteret.

Për çështjen e licencimit është bërë një hallakamë e madhe kohëve të fundit dhe as vetë pronari i klubit ferizajas nuk e ka të qartë se çfarë po ndodh.

“Deri para dy ditësh nuk kemi pasur informata, por pardje na erdhi një e-mail me vërejtjet që na dërgoi Komisioni për Licencim, që ishin ‘copy-paste’ prej së kaluarës. E dje, i shoqëruar nga avokati i klubit dhe me zyrtarë të administratës së klubit kemi shkuar në Ministrinë e Sportit për t’i sqaruar këto situata. Ne e kemi kthyer e-mailin, por na u kërkua që ta dërgonim edhe fizikisht materialin. Dhe, e dërguam në Federatë, e cila më pas mund t’ia dërgojë Ministrisë. Nuk po e kuptojmë këtë situatë”, thotë fillimisht Abazi për “Express”.

“Njëra prej vërejtjeve që na u dha ishte tek ndryshimi i aksionarëve, kërkonin dokumente se si ka qenë klubi në fillim. Ne e dërguam dokumentin se si është situata momentale, jemi të regjistruar në arbk dhe jemi në rregull me dokumente. Ata na e kërkuan një kronologji të klubit, arkivin e klubit. Gjithashtu, një tjetër kërkesë e tyre, mos të themi banale, ishte që kur e kemi dërguar statutin, ai nuk i kishte informatat e duhura dhe të plotësuara. Por, ne e dokumentuam që jemi në rregull. Janë disa kërkesa të pakuptimta”, vazhdoi kreu i klubit ferizajas.

Ai tutje zbuloi se sot do të mbahet një takim mes klubeve për të diskutuar rreth kritereve që nuk janë plotësuar nga ta dhe për hapat e mëtutjeshëm që do të ndërmerren.

“Sot do të takohemi me klubet në orën 14:00, do të shkojmë në Federatë për t’u takuar pasi një nga një po është më e vështirë. Sa mora informata në Ministri, për 90 për qind të klubeve i kanë disa vërejtje, kryesisht për gabime teknike. Pra, 90 për qind të klubeve kanë diçka probleme. Me sa e pash, krejt Superliga dhe Liga e Parë kanë mbetur pa u licencuar, ka vërejtje tek shumica e klubeve. Duhet të shikojmë ta gjejmë një zgjidhje, nëse janë obligimet që na takojnë ne, do të mundohemi t’i rregullojmë”, shton tutje Abazi.

Ai e ka një ankesë edhe në Komisionin Vlerësues për Licencimin e Federatave Sportive.

“Nuk e di se çka ju duhet arkiva e klubit. Një herë thanë se Federata nuk i plotëson kriteret, e tash klubet. Problemi i parë i klubeve na thanë se është preambula”, përfundoi Abazi.

Sidoqoftë, duket të jetë e domosdoshme mbyllja e njërit sy nga Ministria që ky proces të kalojë sa më shpejt.

Futbolli kosovar kohëve të fundit po përballet me probleme të shumta, duke nisur nga goditja që e mori me mbajtjen në arrest shtëpiak për një muaj të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, pastaj moslicencimi i Federatës dhe i klubeve, si dhe gjendja e rëndë financiare që i ka kapluar klubet, një pjesë e mirë e së cilave iu kanë mbetur borxh nga disa muaj futbollistëve të tyre. /Gazeta Express/

Share Now

JU REKOMANDOJMË

Luan Krasniqi për Hrgoviq-Itauma: Kampionët nuk lindin vetëm në ring, por edhe përmes karakterit

Luan Krasniqi për Hrgoviq-Itauma: Kampionët nuk lindin vetëm në ring, por edhe përmes karakterit
31/08/2026 - 11:18

Legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi, ka reaguar pas përballjes së madhe në peshat e rënda mes Filip Hërgoviqit dhe Moses Itauma-s, duke e cilësuar atë si një...

Më shumëDetails

Reali i shënoi 4 gola, Mourinho: Bukuria është edhe mënyra se si mbrohemi

Mourinho “shpërthen” pas barazimit: Titulli i humbur, ka lojtarë që s’do t’i fus në lojë më…!
31/08/2026 - 11:17

José Mourinho, në stilin e tij, përcjell mesazhe sa herë që i jepet mundësia, përmes mediave, qoftë për lojtarët, tifozët apo skuadrat rivale. Pas fitores 4-0 ndaj Malagas,...

Më shumëDetails

Fofana duhet të zgjedhë: Galatasaray, dy klube franceze dhe një spanjoll pas tij

Fofana duhet të zgjedhë: Galatasaray, dy klube franceze dhe një spanjoll pas tij
31/08/2026 - 11:16

Youssouf Fofana është mesfushori që vitin e kaluar të gjithë te Milani e dëshironin, ndërsa tani francezi është në ikje e sipër. Ai nuk ka numër fanelle dhe...

Më shumëDetails

Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin

Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin
30/08/2026 - 19:10

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Malagas, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në La Liga. Golat për skuadrën e Jose...

Më shumëDetails

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën
30/08/2026 - 16:44

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar ekipin kosovar të xhudos për suksesin e radhës në garat e zhvilluara në Taranto. Kurti ka vlerësuar punën, sakrificën...

Më shumëDetails

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar
29/08/2026 - 21:31

Ka përfunduar në barazim 2-2 përballja mes Gjilanit dhe Dukagjinit, në një ndeshje interesante të zhvilluar nën dritën e reflektorëve. Gjilani kaloi i pari në epërsi me Morinën,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë