Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet hapëse të javës së 29-të kampionale në elitën e futbollit kosovar.Prishtina ka shkuar në pushim me epërsi 1:0 ndaj Ferizajt në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Golin për bardhekaltrit e shënoi Kryeziu nga penalltia në kohën shtesë.
Dyja skuadrat tentuan portat e njëra-tjetrës, ndërsa vlen të përmendet goditja e fuqishme nga distanca e mesfushorit të Ferizajt, Drilon Islamit e cila u ndal në shtyllë.
Në avantazh gjatë pjesës së parë është edhe Gjilani që po udhëheq 0:2 në udhëtim te Malisheva.Llapi ka mbyllur 45 minutat e para me epërsi 0:1 te Trepça ’89 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
Nesër (e diel) zhvillohen edhe dy takime të fundit. Drita luan në udhëtim te Dukagjini, Ballkani është gjithashtu mysafir i Drenicës.











