Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rikthehet debati i “Favoritit”, Zana Avdiu i ka disa fjalë për Ragip Xhakën

20/04/2023 - 15:31
në Sport
A A
Rikthehet debati i “Favoritit”, Zana Avdiu i ka disa fjalë për Ragip Xhakën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përplasja e Ragip Xhakës me Zana Avdiun në emisionin “Favorit” në T7 vazhdon të mbetet temë aktuale edhe pse kanë kaluar disa muaj nga ajo kohë.

Aktivistja kosovare, e cila veprimin e Granit Xhakës, i cili e kishte kapur organin gjenital në ndeshje me Serbinë në Botëror, e kishte konsideruar një akt prej rrugaçi, ka folur për mediumin e madh zviceran, “Blick”, përcjell “Gazeta Express”.

Zana Avdiu, e cila njihet si një feministe, ishte akuzuar rëndë nga babai i Xhakës, Ragipi, i cili ishte lidhur në emisionin “Favorit”, duke e vënë gishtin mbi mysafiren, së cilës i kishte thënë të ketë kujdes se çka shkruan dhe se çka flet për familjen Xhaka, pasi më pas do të përgjigjej për këto deklarata/postime.

Sipas 30 vjeçares, reagimi i Xhakës senior ishte i panevojshëm, duke e pasur parasysh se Graniti ishte vetë në gjendje të reagonte, nëse do të kishte arsye.

“Sigurisht që jo, paraqitjet dhe deklaratat e mia nuk kanë të bëjnë me emocione të çastit. Gjithmonë kanë të bëjnë me botëkuptimet e mia, me qëndrimet e mia që i kam karshi fenomeneve apo ngjarjeve në shoqëri, ka thënë fillimisht Avdiu për “Blickun” zviceran derisa po qëndron në Zurich.

“Duhet pasur parasysh se ne në Kosovë jemi një shoqëri patriarkale ku babai është në krye të familjes dhe që jep përgjegjësi për të gjithë dhe vendos për të gjithë anëtarët e familjes. Dhe, kjo ka mundur të jetë njëra prej arsyeve që të reagojë dhe ta mbrojë djalin e tij, ndonëse ai (Graniti) është i moshës madhore dhe nuk ka nevojë për mbrojtjen e babait. Asnjëherë nuk mund ta imagjinoj po të ndodhte rasti që ta kritikoja Roger Federerin dhe më pas të më telefononte babai i tij, kjo është e paimagjinueshme”, ka shtuar Zana Avdiu, përcjell “Gazeta Express”.

“Gratë në Kosovë shihen si inferior. Ta kritikosh një burrë publikisht, veçanërisht si grua, është një tabu. Shumë fusha, si politika dhe sporti, ende dominohen nga burrat. Në familjet shqiptare vetëm katër për qind e vajzave trashëgojnë dhe vetëm 17 për qind e grave kanë pronë. Kjo nga ana tjetër i bën gratë shumë të varura nga anëtarët e tyre meshkuj të familjes”, thekson ndër të tjera ajo, duke nënvizuar se gratë në diasporë gëzojnë më shumë liri dhe të drejta.

Ajo tutje ka shtuar se iu desh ta ndryshonte jetën e saj pas kritikave ndaj Xhakës.

“Unë mundohem t’i shmang turmat për të mos e vënë veten në rrezik”, ka nënvizuar Avdiu, e cila përmes avokatit të saj kishte zbuluar se i kishte marrë mbi 11 mijë reagime, një pjesë e mirë e së cilave ishin fyerje dhe kërcënime me vdekje.

Granit Xhaka i ishte drejtuar bankinës së Kombëtares së Serbisë duke e kapur organin gjenital, ndërsa ky veprim për shumëkë në Kosovë dhe në shqiptari ishte konsideruar si heroik. /Gazeta Express/

JU REKOMANDOJMË

Lamine Yamal: Nuk më interesojnë golat si Messi apo Mbappé, dua vetëm ta fitoj Kupën e Botës

Yamal i mohon raportimet për lëndim: Të gjitha janë gënjeshtra!
21/06/2026 - 15:06

Ylli i ri i Spanjës, Lamine Yamal, ka dhënë një përgjigje të qartë për ata që e krahasojnë vazhdimisht me emra si Kylian Mbappé dhe Lionel Messi sa...

Më shumëDetails

Sërish polemika për Messin, pse nuk u ndëshkua si Almiron? Përgjigjen e jep rregullorja…

Algjeria ankohet zyrtarisht në FIFA për Leo Messin
21/06/2026 - 14:11

Të tjera polemika shpërthejnë në rrjetet sociale për Lionel Messin. Këtë radhë interneti vuri në shënjestër një gjest me dorë të kapitenit të Argjentinës, duke e krahasuar me...

Më shumëDetails

Emocionet e Botërorit vazhdojnë, këto dy ndeshje luhen sot

Emocionet e Botërorit vazhdojnë, këto dy ndeshje luhen sot
21/06/2026 - 12:21

Faza e grupeve në Kampionatin Botëror po hyn në një moment vendimtar, teksa kombëtaret synojnë të bëjnë hapa të rëndësishme drejt kualifikimit. Ndeshjet e dyta të grupeve vazhdojnë...

Më shumëDetails

Gjermania shpëton në minutat e fundit, mposht Bregun e Fildishtë

Gjermania shpëton në minutat e fundit, mposht Bregun e Fildishtë
21/06/2026 - 12:21

Kombëtarja e Gjermanisë ka arritur të shënojë fitore ndaj Bregut të Fildishtë, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e grupeve në Kampionatin Botëror. Goli i parë i ndeshjes...

Më shumëDetails

Pati një super paraqitje ndaj Suedisë, Gakpo shpallet “Man of the Match”

Pati një super paraqitje ndaj Suedisë, Gakpo shpallet “Man of the Match”
20/06/2026 - 22:52

Holanda ka arritur një fitore të thellë në ndeshjen e dytë të grupit F. “Tulipanët”, mposhtën Suedinë me rezultat të thellë 5-1 duke u afruar gjithnjë e më...

Më shumëDetails

GOOOL: Bregu i Fildishtë tregon forcën, merr epërsinë ndaj Gjermanisë

GOOOL: Bregu i Fildishtë tregon forcën, merr epërsinë ndaj Gjermanisë
20/06/2026 - 22:40

Bregu i Fildishtë ka kaluar në avantazh  ndaj Gjermanisë.Kessie ka realizuar gol të bukur, shkruan GazetaBlic Sport. Kur po zhvillohet minuta e 30-të, rezultati tashmë është 0 me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E rëndë: Ky është i riu që humbi jetën tragjikisht nga aksidenti në Vushtrri

    E rëndë: Ky është i riu që humbi jetën tragjikisht nga aksidenti në Vushtrri

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • SHBA-ja i përgjigjet Iranit për Hormuzin

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Motra e anëtarit të njohur nga radhët e LVV, ja kush është gruaja e Rifat Jasharit

    198 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 50
  • Befasi e frikshme pas mesnate në Bardhosh: Ia theu derën, hyri në dhomën e gruas dhe e puthi me zor, arratiset para Policisë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ndryshon pak/ Ky është çmimi i naftës për sot e nesër

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë