Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Edhe pse iu kthyen pikët, Juventusi rrezikon të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve?

22/04/2023 - 11:36
në Sport
A A
Edhe pse iu kthyen pikët, Juventusi rrezikon të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Juventusit mund t’i jenë kthyer 15 pikët, të paktën përkohësisht, por “Zonja e Vjetër” ende rrezikon të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ankesa e Juventusit në “Collegio di Garanzia” të Komitetit Olimpik Kombëtar Italian (CONI) ishte pjesërisht e suksesshme, pasi tani atyre u janë kthyer përkohësisht 15 pikët përpara një gjyqi të tretë sportiv për shkelje të supozuara të fitimeve kapitale.

Juventusi tani po pret të dëgjojë arsyet e CONI-t pas vendimit të tyre, që mund të zgjasë deri në 30 ditë, përpara se të zhvillohet një gjyq i ri nga Federata e Futbollit e Italisë (FIGC). Kjo mund të ndodhë para fundit të majit, me synimin që të kemi një vendim përfundimtar para përfundimit të sezonit në Serie A, më 4 qershor.

Edhe pse Juventusit i janë kthyer 15 pikët, FIGC thuhet se do të vazhdojë të kërkojë të ndëshkojë klubin nga Torino në gjyqin e tretë sportiv me një dënim të ri me pikë, duke dashur të paralajmërojë që është kundër kësaj sjelljeje, me një ndëshkim të qartë.

Avokatët e “Bianconerëve” mund t’i kërkojnë Gjykatës së Apelit që të zhvendosë dënimin në sezonin e ardhshëm në një marrëveshje të mundshme për pranimin e fajësisë, diçka që është brenda rregulloreve, por FIGC do të preferonte një dënim për këtë sezon.

Ka rryma të ndryshme mendimi për interpretimin e neneve 126 dhe 127 të Kodit të Drejtësisë Sportive të FIGC, por që gjithçka pritet të vendoset në fund të këtij muaji, ose në fillim të muajit të ardhshëm.

Pasi iu kthyen 15 pikët, Juventusi u ngjit në pozitën e tretë në tabelë dhe tani ka 59 pikë, dy më pak se Lazio (2) dhe tri më shumë se Roma (4).

Megjithatë, një vendim për një dënim të ngjashëm sërish, mund ta lë skuadrën e Massimilano Allegrit jashtë zonës së Ligës së Kampionëve, ose nëse skuadra nuk e siguron matematikisht një vend në top-katërshe.

JU REKOMANDOJMË

Lamine Yamal: Nuk më interesojnë golat si Messi apo Mbappé, dua vetëm ta fitoj Kupën e Botës

Yamal i mohon raportimet për lëndim: Të gjitha janë gënjeshtra!
21/06/2026 - 15:06

Ylli i ri i Spanjës, Lamine Yamal, ka dhënë një përgjigje të qartë për ata që e krahasojnë vazhdimisht me emra si Kylian Mbappé dhe Lionel Messi sa...

Më shumëDetails

Sërish polemika për Messin, pse nuk u ndëshkua si Almiron? Përgjigjen e jep rregullorja…

Algjeria ankohet zyrtarisht në FIFA për Leo Messin
21/06/2026 - 14:11

Të tjera polemika shpërthejnë në rrjetet sociale për Lionel Messin. Këtë radhë interneti vuri në shënjestër një gjest me dorë të kapitenit të Argjentinës, duke e krahasuar me...

Më shumëDetails

Emocionet e Botërorit vazhdojnë, këto dy ndeshje luhen sot

Emocionet e Botërorit vazhdojnë, këto dy ndeshje luhen sot
21/06/2026 - 12:21

Faza e grupeve në Kampionatin Botëror po hyn në një moment vendimtar, teksa kombëtaret synojnë të bëjnë hapa të rëndësishme drejt kualifikimit. Ndeshjet e dyta të grupeve vazhdojnë...

Më shumëDetails

Gjermania shpëton në minutat e fundit, mposht Bregun e Fildishtë

Gjermania shpëton në minutat e fundit, mposht Bregun e Fildishtë
21/06/2026 - 12:21

Kombëtarja e Gjermanisë ka arritur të shënojë fitore ndaj Bregut të Fildishtë, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e grupeve në Kampionatin Botëror. Goli i parë i ndeshjes...

Më shumëDetails

Pati një super paraqitje ndaj Suedisë, Gakpo shpallet “Man of the Match”

Pati një super paraqitje ndaj Suedisë, Gakpo shpallet “Man of the Match”
20/06/2026 - 22:52

Holanda ka arritur një fitore të thellë në ndeshjen e dytë të grupit F. “Tulipanët”, mposhtën Suedinë me rezultat të thellë 5-1 duke u afruar gjithnjë e më...

Më shumëDetails

GOOOL: Bregu i Fildishtë tregon forcën, merr epërsinë ndaj Gjermanisë

GOOOL: Bregu i Fildishtë tregon forcën, merr epërsinë ndaj Gjermanisë
20/06/2026 - 22:40

Bregu i Fildishtë ka kaluar në avantazh  ndaj Gjermanisë.Kessie ka realizuar gol të bukur, shkruan GazetaBlic Sport. Kur po zhvillohet minuta e 30-të, rezultati tashmë është 0 me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E rëndë: Ky është i riu që humbi jetën tragjikisht nga aksidenti në Vushtrri

    E rëndë: Ky është i riu që humbi jetën tragjikisht nga aksidenti në Vushtrri

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Motra e anëtarit të njohur nga radhët e LVV, ja kush është gruaja e Rifat Jasharit

    197 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 49
  • SHBA-ja i përgjigjet Iranit për Hormuzin

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Befasi e frikshme pas mesnate në Bardhosh: Ia theu derën, hyri në dhomën e gruas dhe e puthi me zor, arratiset para Policisë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Ndryshon pak/ Ky është çmimi i naftës për sot e nesër

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë