Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Tërmeti Messi”, krejt çka ndodhi këto ditë dhe çka pritet të ndodh me legjendën argjentinase

04/05/2023 - 11:22
në Sport
A A
“Tërmeti Messi”, krejt çka ndodhi këto ditë dhe çka pritet të ndodh me legjendën argjentinase
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas suspendimit prej dy javësh, periudhë në të cilën s’do të marrë as rrogë, historia mes Leo Messit e Paris Saint-Germainit ka marrë fund: nuk ka marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Arsyeja kryesore e ndarjes në ardhje ishte udhëtimi i papritur, megjithatë i parashikuar, por pa marrë leje nga klubi aktual i kampionit të freskët botëror.

Por, çka ndodhi ekzaktësisht?

Argjentinasi e mori fluturimin drejt Lindjes së Mesme pa e marrë miratimin e klubit, për të diskutuar rreth një marrëveshjeje të sponsorizimit për turizmin saudit

Vizita ishte programuar më parë, por ish-futbollisti i Barcelonës e kishte shtyrë atë dy herë.

Zakonisht, klubi parisien i lë lojtarët të lirë të hënave, një ditë pas lojës.

Por, Messi e kishte programuar udhëtimin duke menduar se nuk do t’i shfaqeshin probleme.

Dhe, derisa “Pleshti” ishte duke shkuar, trajneri Galtier befasisht e anuloi ditën e pushimit dhe ishte e pamundur për lojtarin që të merrte pjesë në ushtrime, për ta shtyrë kështu udhëtimin për herë të tretë.

Babai i futbollistit, njëherësh edhe menaxher i tij, është munduar që të diskutonte me drejtuesit e Paris Saint-Germainit për ta gjetur gjuhën e përbashkët, por një gjë e tillë ishte e pamundur të ndodhte.

Kështu, shtatë herë fituesi i Topit të Artë e mori rrugën drejt Arabisë, “trip” ky që i kushtoi jo pak 35 vjeçarit.

Ai i prishi punët përfundimisht me parisienët dhe qysh tash mund t’i bëjë gati valixhet për t’u larguar prej aty.

Deri tash, ishte futbollisti ai që e shihte veten më larg Parisit, ndërsa tash e tutje ndarja do të ndodhë me dëshirën e të dyja palëve.

PSG-ja ka vendosur përfundimisht të mos ia vazhdojë kontratën lojtarit, e cila do të skadojë në fund të qershorit.

Kështu, Messi do të shikojë të “shtegtojë” diku tjetër gjatë verës.

Ai i ka në “xhep” disa mundësi, të cilat po i shqyrton me kujdes, shkruan “Gazeta Express”.

Nëse dëshiron ta shikojë paranë, Messi e ka një ofertë stratosferike nga Arabia Saudite, ku klubi Al-Hilal është i gatshëm t’ia paguajë 350-400 milionë euro në vit.

E nëse dëshiron ta shikojë karrierën edhe pak, për të luajtur në nivele të larta, Messi i ka dyert e hapura për t’u rikthyer në Barcelonë, prej nga u largua dy vjet më parë si lojtar i lirë.

Natyrisht, ai mbetet një legjendë e klubit për atë që e ka dhënë dhe e ka bërë, prandaj edhe tifozët e Barçës në disa ndeshje e thirrën emrin e tij në minutën e 10-të, e cila asocion me numrin që e mbante në fanellë sa luajti tek “Blaugrana”, me të cilët fitoi gjithçka që është e mundshme.

Ditë më parë Leo qëndroi në kryeqytetin katalunas dhe darkoi me ish-shokët e skuadër, duke i zgjuar spekulimet e një rikthimi të mundshëm në Camp Nou.

E opsioni i tretë për Messin është përtej Atlantikut.

Përfaqësuesi argjentinas e ka mundësinë të transferohet në ligën amerikane – MLS, ku qe një kohë e pëlqen Inter Miami.

Thuhet se në orët e ardhshme babai i Messit, Jorge, do ta ketë një takim me Jorge Mas, pronar i klubit amerikan.

Sidoqoftë, kjo shihte si një mundësi më e vogël të ndodhë pasi Inter Miami nuk është i gatshëm të ofrojë shumë para për Messin dhe liga amerikane nuk është prej më të fortave.

Pra, nuk ka një arsye të fortë që Leo ta pranojë këtë ofertë.

Sidoqoftë, Messi mbetet lojtari më i përfolur i ditëve të fundit, mbi të gjitha pas “tërmetit” që ndodhi me të dhe PSG-në.

Tifozët e futbollit mezi presin ta njohin të ardhmen e Messit, të cilin sigurisht se duam ta shohim ende duke luajtur në nivele të larta – në futbollin evropian.

JU REKOMANDOJMË

Deklaratë skandaloze nga Xhevat Prekazi: Tragjedi e madhe që Serbia nuk është në Botëror

Deklaratë skandaloze nga Xhevat Prekazi: Tragjedi e madhe që Serbia nuk është në Botëror
20/06/2026 - 11:51

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Xhevat Prekazi ka shokuar me deklaratat që i dha në intervistën e fundit për mediat serbe. Legjenda e futbollit, i cili pjesën më të...

Më shumëDetails

E pa besueshme por e vërtetë, Ancelotti shënon fitoren e parë në Kupën e Botës!

Ancelotti synon të bëhet selektori i parë i huaj që e fiton Botërorin
20/06/2026 - 10:59

Ka një karrier shumë të suksesesshme, por Carlo Ancelotti ka shënuar fitoren e parë në Kupën e Botës. Fitorja e Brazilit 3-0 ndaj Haitit ishte e veçantë për...

Më shumëDetails

Algjeria ankohet zyrtarisht në FIFA për Leo Messin

Algjeria ankohet zyrtarisht në FIFA për Leo Messin
20/06/2026 - 10:57

Fitorja e Argjentinës 3-0 ndaj Algjerisë në Botërorin 2026 është shoqëruar me polemika jashtë fushës. Federata Algjeriane e Futbollit e ka paraqitur një ankesë zyrtare në FIFA për...

Më shumëDetails

Kombëtarja e Brazilit shkatërron Haitin në Kupën e Botës

Kombëtarja e Brazilit shkatërron Haitin në Kupën e Botës
20/06/2026 - 10:56

Kombëtarja braziliane arriti një fitore të rëndësishme ndaj Haitit me një rezultat tre gola kundër asnjë, në raundin e dytë të fazës së grupeve në Kupën e Botës...

Më shumëDetails

Milot Rashica drejt largimit nga Besiktasi, del në skenë një klub i ri

Milot Rashica drejt largimit nga Besiktasi, del në skenë një klub i ri
19/06/2026 - 22:46

E ardhmja e Milot Rashicës te Besiktasi duket gjithnjë e më larg, me sulmuesin e Kosovës që pritet të largohet nga gjiganti turk gjatë afatit kalimtar të verës....

Më shumëDetails

Autogol nga Australia! SHBA-ja merr avantazhin

Autogol nga Australia! SHBA-ja merr avantazhin
19/06/2026 - 21:23

SHBA-ja ka kaluar në epërsi ndaj Australisë. Burgess ka shënuar gabimisht në portën e tij. Rezultati tashmë është 1 me 0 në këtë takim. Ja pamjet – VIDEO.

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Motra e anëtarit të njohur nga radhët e LVV, ja kush është gruaja e Rifat Jasharit

    Motra e anëtarit të njohur nga radhët e LVV, ja kush është gruaja e Rifat Jasharit

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • LDK e ‘zbulon’ kushtin e saj për themelimin e institucioneve

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Zelensky ultimatum Lukashenkos: Tërhiqni pajisjet ushtarake nga kufiri ose do të …

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Bullizove Ramën”, Albatros Rexhaj përplaset me gazetaren e Top Channel, përjashtohet nga emisioni

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Bekim Haxhiu dorëzon ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave për kandidatët e PDK-së

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë