KB Trepça ka marrë një lajm tronditës në prag në ndeshjes së nesërme ndaj KB Peja, e cila është ndeshja e tretë në kuadër të finales së Play-off.
Veriu info mëson nga burimet e saj se trajneri turk mbrëmë në mënyrë të papritur pa paralajmërim ka braktisur ekipin e Trepçës dhe ka udhëtuar drejt Turqisë.
Kujtojmë që nesër zhvillohet ndeshja mes KB Trepça dhe KB Peja, pas dy ndeshjeve paraprake ku secila ekip ka fituar në terrenin vendës. Ikja e trajnerit turk është një hendikep i madh për ekipin mitrovicas./Veriu info











